Ylli: Reagimi i Pejës tensionoi situatën, na e lakoi emrin pa të drejtë

Klubi i Basketbollit, Golden Eagle Ylli ka shprehur keqardhje për raportimet e fundit në lidhje me dyshimet për kurdisje në basketbollin kosovar, derisa bëri thirrje që organet kompetente ta trajtojnë këtë situatë dhe shkaktarët të dënohen

Klubi i Basketbollit, Golden Eagle Ylli shprehi keqardhje për raportimet e fundit në lidhje me dyshimet për kurdisje në basketbollin kosovar, derisa bëri thirrje që organet kompetente ta trajtojnë këtë situatë dhe shkaktarët të dënohen.

KB Ylli ka thënë se klubi i Pejës e lakoi pa të drejtë emrin e tyre, duke thënë se ai reagim e tensionoi shumë situatën.

Skuadra nga Rahoveci ka theksuar se është sulmuar gjatë tërë sezonit me akuza shantazh, vjedhje, blerje të referëve, trukime të ndeshjeve e fyerje.

“Klubi ynë gjatë gjithë sezonit është përballur me sulme të ulëta nga zyrtari i një klubi, i cili në cilësi të drejtorit të klubit fillimisht dhe pastaj si ‘dashamirë i basketbollit’, shumë herë në shkrimet e tij ka akuzuar, kërcënuar dhe shantazhuar për vjedhje, blerje të referëve, trukime të ndeshjeve, sulme dhe fyerje në drejtim të drejtorit tonë, sulme ndaj trajnerit tonë, marrje të titullit kampion dhe dhënien klubit të tij… KB Golden Eagle Ylli ka qënduar i qetë sepse e kemi ditur që të gjitha ndeshjet dhe të gjitha trofetë i ka fituar me djersë dhe luftë në parket, kemi qenë të bindur që të gjitha këto janë shpifje dhe ka shpresuar që dikush nga organet e FBK-së, Komisioni i garave apo organet tjera vendimmarrëse do të reagonin dhe të ndalen këto gjera tejet ulëta nga persona dhe grupe të ulëta që më së paku ia duan të mirën Basketbollit dhe Sportit. KB Golden Eagle Ylli do të fillojë punën nga sot që në Sezonin 2023/24 të jemi më të organizuar, më fortë dhe me objektiva të qarta, gjithashtu ekipeve finaliste iu dëshiron suksese duke uruar që fituesi të përcaktohet në fushën e lojës”, thuhet në reagim.

Të dielën, klubi i basketbollit, Peja, ka hedhur dyshime se ndeshja e fundit e plejofit gjysmëfinal me Yllin ka qenë e kurdisur. Por nuk kanë thënë se kanë ndonjë fakt.

Ata e kanë lidhur këtë dyshim pas pretendimit të KB Prishtinës se dikush tentoi t’i manipulonte gjyqtarët e huaj para ndeshjes me Trepçën të dielën.

Megjithatë, klubi nga Mitrovica ka thënë se nuk janë të përfshirë në rast.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika