Ymeri: Albin Kurti, njeriu më i gabuar për kryeministër sepse është i pabesueshëm për SHBA-në

Analisti politik, Visar Ymeri ka kritikuar kryeministrin aktual Albin Kurti, duke e quajtur atë “njeriun më të gabuar” për kryeministër të ardhshëm në situatën aktuale.

Ymeri ka theksuar se, megjithëse nuk e përjashton mundësinë që Kurti të bëhet kryeministër në të ardhmen, aktualisht ai konsiderohet si më i pabesueshëm nga zyrtarët amerikanë.

“Kurti është njeriu më i gabuar për fazën, sepse është njeriu që konsiderohet më i pabesueshëm nga zyrtarët amerikanë. Ne e pamë që zyrtarët amerikanë, prej presidentit e poshtë, nuk e qajnë kokën për çfarë po mendon dhe si po ndihesh, ose a është i drejtë një vendim i tyre”, ka thënë Ymeri.

Ai ka përmendur edhe rastin e presidentit ukrainas Zelensky, i cili, sipas Ymerit, u detyrua të pranojë gabimet e tij pas takimeve me presidentin Donald Trump.

Ymeri ka theksuar rëndësinë e udhëheqjes në këtë periudhë, duke theksuar se “në këtë situatë është e rëndësishme cili është njeriu që prin”.

“Sepse e kemi parë që presidenti Trump flet me individin. Kaq e thjeshtë, a është politike dhe e drejtë kjo absolutisht jo”, ka deklaruar Ymeri.

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika