Ymeri: Deklarata e Xhelal Sveçlës është shumë e pamatur

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar ndaj deklaratave të ShBA-së dhe shteteve të QUINT-it. Deklaratat janë etiketuar si "të dhunshme" dhe janë konsideruar si një "ftesë" për Milan Radojçiqin për të sulmuar policët e Kosovës, ka thënë Sfeçla

Analisti Visar Ymeri, për reagiimin e ministrit Sveçla ka thënë se janë deklarata të pamatura.

“Për mua është shumë e pamatur dhe e kam pare që prej se kanë filluar reagimet nga Shtetet e Bashkuara e pastaj edhe nga QUINT-i, Vetëvendosja ka pasë një mesazh”, ka thënë Ymeri në “Debat Plus“.

Minisitri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, iu ka reaguar deklaratave të ShBA-ve dhe shteteve të QUINT-it.

Sveçla ka thënë se etiketimi i veprimeve të ligjshme të Policisë së Kosovës si – nga ShBA dhe QUINT-i të “dhunshme” janë një “ftesë” për krimnelin, Milan Radojçiqit, të sulmojë policët e Kosovës.

“Etiketimi i veprimeve të ligjshme dhe të civilizuara të Policisë së Kosovës si ‘të dhunshme’ dhe operacioneve të saj të zbatimit të ligjit si ‘dhunë’ është një ‘ftesë’ për Milan Radojçiqin e futur në listën e zezë të USG-së për të komanduar mashtruesit e tij për të sulmuar policët e Kosovës”, ka shakruar Sveçla në Twitter.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika