Ymeri e quan të gabuar sjelljen e Kurtit karshi Lajçakut: Lufta me BE-në e dëmton Kosovën

Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, e ka quajtur të gabuar sjelljen e kryeministrit Albin Kurti ndaj emisarit që akuzoi ndërmjetësin evropian të dialogut për normalizimin e raporteve me Serbinë, se është “pozicionuar” kundër Kosovës

Analist, Visar Ymeri

Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, e ka quajtur të gabuar sjelljen e kryeministrit Albin Kurti ndaj emisarit që akuzoi ndërmjetësin evropian të dialogut për normalizimin e raporteve me Serbinë, se është “pozicionuar” kundër Kosovës.

Ymeri thotë se përderisa dialogu do të ndërmjetësohet nga po e njëjta zyrë, ky armiqësim me ndërmjetësuesit nuk është i mirë për Kosovën. Thotë se Borrell e Lajçak e kanë përkrahjen e vendeve anëtare të BE-së, dhe se në atë pozitë nuk janë si emër i përveçëm.

Ymeri, si drejtues i Institutit për Politika Sociale “Musine Kokalari”, ka potencuar se “lufta” me Bashkimin Evropian e dëmton Kosovën. Ai ka shtuar se kjo situatë më shumë krijon problem sesa gjen zgjidhje.

“Së pari, sjellja është e gabuar për një proces të dialogut i cili do të vazhdojë të ndërmjetësohet nga po kjo Zyre, përveç nëse kryeministri ka ndonjë informatë që do të ndryshojë formati edhe vendi i dialogut. Atëherë nëse vazhdojmë me të njëjtit, mendoj që ky armiqësim me ndërmjetësuesit nuk është i mirë për Kosovën, aq më tepër kur dihet që këtu nuk jemi duke folur për emër të përveçëm. Zotëri Borrell është në zyre me përkrahjen e 27 vendeve anëtare, ka edhe punë tjera përveç Kosovës, dhe ai është caktuar në pozitë sepse është parë i duhuri nga vendet anëtare të BE-së, veçanërisht ato që kanë peshë politike dhe besimin e plotë tek te dytë për ta ndërmjetësuar dialogun”, ka theksuar Ymeri për EO.

Krahas ankesave nga pushtetarët për “mbajtje anash” të Bashkimit Evropian, Ymeri ka kërkuar të përmirësohet pozita e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Thotë se njëjta nuk mund të bëhet me kërcënime e kacafytje.

“Tash ku e kam unë problemin me mënyrën se si janë sjellë ndërmjetësit e deri diku një pjesë e konsiderueshme e botës perëndimore, është që nganjëherë për sytë e tonë dhe natyrisht për qejfin si kosovarë, shpesh na duken që po janë shumë më të butë ndaj Serbisë sa që po janë ndaj Kosovës. Kjo po besoj është një prej vërejtjeve që besoj secili qytetarë i Republikës, mirëpo ne këtë e themi nga prespektiva subjektive që e kemi ne për procesin që nuk është këndvështrim i njëjtë që e kanë edhe perëndimorët për procesin dhe marrëveshjen me të dyja vendet. Në këto situata për kundër asaj që ne shpeshherë mund të ndihemi që po na bëhet e padrejtë edhe kur është objektivisht e padrejtë, mendoj që duhet të jemi megjithatë në nivelin politik më të zhdërvjelltë e pragmatik, në mënyrë që ta përmirësojmë pozitën e Kosovës përmes rrugëve diplomatike, sepse nuk mund ta përmirësojmë përmes kërcënimeve e të kacafytjes”, ka theksuar Ymeri.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika