Ymeri: Ideja për këmbimin e territoreve është e kahmotshme

Analisti Visar Ymeri, ka thënë se marrëveshja Kosovë-Serbi dhe bashkëpunimi rajonal nëse nuk e arrin një transformim gjeopolitik të Serbisë gjithmonë do të jetë e rrezikshme

Analisti, Visar Ymeri

Analisti Visar Ymeri, ka thënë se ideja për këmbimin e territoreve është e kahmotshme.

Ai beson se zgjidhja marrëveshja Kosovë-Serbi dhe bashkëpunimi rajonal nëse nuk e arrin një transformim politik social dhe gjeopolitik të Serbisë, gjithmonë do të jetë e rrezikshme.

“Për mua dhe ku mendoj unë se do të ishte zgjidhja marrëveshja Kosovë-Serbi dhe bashkëpunimi rajonal nëse nuk e arrin një tranformim politik social dhe gjeopolitik të Serbisë, e transformim edhe të shoqërisë sonë, gjithmonë do të jetë e rrezikshme. Kemi shumë të panjohura. PSD dhe Dardani mendojnë se përmes këmbimit të territoreve mbërrijmë më shpejt te njohja nga Serbia. Unë nuk e di por s’e përjashtoj. Kjo ide është e kahmotshme, që nga 99-ta e tutje. Aleanca Translatlantike ka qenë pengesë e madhe në zbatimin e idesë”. ka thënë ai.

Në emisionin “Debat Plus”, në RTV Dukagjini, Ymeri ka thënë se autonomitë as nuk adresojnë probleme as nuk shkaktojnë probleme.

Sipas tij, rrethanat gjeopolitike, fuqia e shtetit, mirëqenia ekonomike janë faktorë që e determinojnë nivelin e bashkëjetesës në mes të kulturave të ndryshme.

“Nëse marrëveshja dhe nëse synimi perëndimor është të arrihet ky transformim i cili nuk arrihet shpejt mendoj se kjo do të jetë rruga drejt paqes së përhershme, e cila do të marrë shumë energji dhe kohë. Më mirë një shoqëri të ketë diversitet kulturor se sa të jetë homogjene”.

Ai ka theksuar se sjellja e serbëve në Kosovë karshi Republikës së Kosovës do të varet shumë nga sjellja e Beogradit karshi Kosovës jo vetëm me njohje dhe jo domosdoshmërisht vetëm me njohje sepse Serbia gjithmonë ka qenë vend problematik.

Ymeri shtoi se njohja nga Serbia nuk garanton që Serbia nuk ndërhyn.

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika