Analisti Visar Ymeri ka komentuar rezultatet e dala në publik deri më tani të kandidatëve për deputet nga partitë politike.
Ai ka thënë se ka faktorë të ndryshëm që kandidatët i bëjnë deputet.
“Këta faktorë mund të jenë prej paraqitjeve televizive te performanca e pastaj rrjeti që e ki në teren, te puna që e bënë në teren … se ka njerëz që bëhen deputet pa i parë kurrë në publik, në secilën parti, kjo s’është e veçantë për një parti se punojnë në teren, e kanë bazën e fortë e pastaj ajo kur e ki bazën e fortë për shembull nëse nisesh prej vendbanimit tënd, pre komunës tënde me 5-6 mijë vota, të vyjnë edhe pak për me kalu pragun”.
“Edhe ka të tillë që s’kanë bazë e atyne pastaj u duhet me u kanë fort mirë në përformancë ose me pas një përkrahje të jashtëzakonshme prej partisë e cila jo domosdoshmërisht krynë punë shpeshherë sepse ti mundesh me pas përkrahjen por vota s’mund me u orientu bash aq lehtë qysh mendohet”, ka thënë Ymeri.
“Ti mundesh me pas përkrahjen e liderit, kryetarit e kështu me radhë por kjo s’ta garanton, kaniher as numrin në listë”, është shprehur ai në ‘Debat Plus’ në RTV Dukagjini.