Ymeri: Kosova nën sanksione, nënkupton se imazhi ndërkombëtar s’është i mirë

Analisti Visar Ymeri ka theksuar se nuk mund të flitet për një imazh të mirë ndërkombëtar kur Repbulika e Kosovës është nën sanksione nga Bashkimi Evropian.

“Kosova është nën sanksione, kjo nënkupton që imazhi për Kosovën nuk është i mirë”, ka deklaruar ai.

Ai gjithashtu ka potencuar se kritikat ndërkombëtare për Kosovën, që vijnë nga SHBA-ja  dhe vendet anëtare të BE-së, janë të paprecedenta dhe kanë të bëjnë me sjelljen e Qeverisë Kurti.

Për më tepër, Ymeri e cilësoi rritjen e korrupsionit qeveritar si një tjetër shqetësim.

Sipas tij, raportet e Departamentit të Shtetit të SHBA-së (DASH) theksojnë çdo vit përkeqësimin e situatës me korrupsionin, duke përfshirë edhe kufizimin e lirisë së shprehjes në vend.

Ai ka theksuar gazetarët po hasin vështirësi të mëdha në punën e tyre për shkak të sjelljes së qeverisë, përfshirë linçimin publik.

“Në raportin e DASH-it theksohet për çdo vit që ka rritje  të korrupsionit qeveritar, edhe që ka cungim të lirisë së shprehjes, të gjitha raportet e thonë që në Kosovë po vështirësohet puna e gazetarëve për shkak të sjelljes qeveritare, prej linçimit publik”, ka deklaruar Ymeri.

Shija e redaktorit

“Ëndrra vazhdon…”, Peja nderon Arlind Gjikollin – Gjikla, artistin dhe...

“Ëndrra vazhdon…”, kështu u tha sot në qytetin e Pejës në dyvjetorin e vdekjes së ish-drejtorit menaxhues të Telegrafit, artistit Arlind Gjikolli – Gjikla,...

S’ka shpërthim në Mitrovicë, Policia: Ka pasur hedhje të fishekzjarreve...

Para disa minutash një shpërthim i zhurmshëm u dëgjua në Mitrovicë. Shpërthimi erdhi si pasojë e hedhjes së mjeteve piroteknike në jug të qytetit....

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Të fundit nga rubrika