Ymeri: Kurti frikësohet se po gjykohet për lëshimin pe në dialogun Kosovë-Serbi

Analisti politik, Visar Ymeri, ka thënë se nëse duhet të shpallen tradhtarë njerëzit që po lëshojnë pe në dialogun Kosovë-Serbi, atëherë duhet të shpallen fajtorë të gjithë

Analisti politik, Visar Ymeri





Analisti politik, Visar Ymeri, i ftuar në “Debat Plus” ka thënë se vetë vizita e emisarit Escobar është mesazh.

Sipas Ymerit, as Lajçak dhe as Escobar, nuk vijnë në Prishtinë e Beograd nëse nuk ka ndonjë zhvillim.

“Dhe tani duket se ka lëvizja, por se cila është ajo, është vështirë të gjendet”, tha Ymeri.

Ymeri shtoi se kryeministri Kurti nuk ka treguar njëlloj gatishmërie të flasë me publikun për situatën, në të cilën, ndodhet Kosova, pasi është duke u frikësuar se po gjykohet për lëshimin pe.

Ai ka shtuar se nënshkrimi i bashkësisë se komunave serbe në vitin 2013 dhe 2015 ka qenë kërkesë e ndërkombëtarëve.

“Dhe, ne tashmë jemi në një situatë ku mund t’ia pranojmë Kurtit se nuk mund të bëjë më shumë”.

“Nëse duam t’i shpallim tradhtarë njerëzit që po lëshojnë pe në dialogun Kosovë-Serbi, atëherë duhet të shpallen fajtorë të gjithë” shtoi Ymeri.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika