Ymeri: Kurti duhet të tregojë se kush i amnistoi “njerëzit e barrikadave”

Analisti Visar Ymeri, ka thënë se kryeministri i Kosovës duhet të japë sqarime në lidhje me amnistimin e personave, të cilët i kanë vendosur barrikadat

Visar Ymeri, analist

Deklarata e ShBA-së dhe BE-së, ku thuhet se është arritur ujdi për aminstim e personave, të cilët kanë qëndruar prapa barrikadave në veri të Kosovës, është shqetësuese për analistin, Visar Ymeri.

Ai, në “Debat Plus”, ka thënë se duhet të sqarohet se kush janë ata liderë, të cilët kanë siguruar se të dyshuarit për krime në veri nuk do të ndjeken penalisht.

“Për mua pyetja kryesore është cilët janë ata liderë, të cilët mund të sigurojnë që nuk do të ketë ndjekje penale për qytetarët e Kosovës, të cilët e kanë thyer ligjin. Kush janë ata që mund të japin amnesti kokë në vete, sepse ajo mund te jepet me ligj”, ka thënë ai.

Ymeri ka theksuar se për këtë çështje duhet të japë sqarime kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kurti, sipas tij, nuk duhet ta sulmojë gjyqësorin për shkak se kjo do të thotë ndërhyrje në drejtësi.

“Kush është ai lidership i Kosovës që e ka bërë këtë zotim, që thuhet aty. Besoj që për këtë duhet të flasë kryeministri, jo të shënjojë gjykatës, është shkelje flagrante e pozitës që e mban, gjuha e tillë mundet të kategorizohet e keqkuptohet si ndjellje që ka elemente të linçimit publik dhe nxitjes”, ka thënë ai.

Visar Ymeri, ndër të tjera, ka shtuar se të drejtën për amnisti nuk e ka as gjyqësori e aq më pak Qeveria e Kosovës.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika