Ymeri: Kurti është një hap para dialogut dhe marrëveshjeve me Serbinë

Analisti politik Visar Ymeri në mënyrë kritike ka treguar se cilat janë gjërat më të rëndësishme nga takimi Kurti - Vuciq, në Bruksel ku sipas tij, gjëja më pozitive që po ndodh tani është angazhimi shumë më i madh i SHBA-së në përkrahje të dialogut

Analisti politik, Visar Ymeri gjatë inervistës në emisonin FIVE

“Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është është një hap para në dakordim të dialogut dhe marrëveshjeve  me Serbinë”.

Kështu, ka deklaruar analisti politik, Visar Ymeri, pasi sipas tij ai ka përkrahjen e plotë te vendeve perëndimore veçanërisht Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të Britanisë së madhe por edhe vendeve anëtare të BE-së , për sa i përket masave reciproke me Serbinë dhe cilësisë së tyre.

Po ashtu, ai në intervistë për RTV Dukagjinin në emisionin FIVE, është shprehur se Shtetet e Bashkuara të Amrikës po përkrahin më shumë dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë dhe sipas tij po shihet një angazhim më i madh i tyre.

“Një gjë pozitive që po ndodh, shohim një angazhim shumë më të madh të SHBA-së në përkrahje të dialogut”, ka deklaruar Ymeri.

Visar Ymeri

Sipas tij, ato përkrahin ndërmjetësimin nga BE-ja, por pastaj po shërbejnë shumë mirë si një mjet shtesë i përkrahjes shtysave këshillave që u jepen më shumë shtetit të Kosovës.

“Besojë që do t’i ndihmojë shumë arritjes dhe përshpejtimit të dialogut”, ka deklaruar ai.

Gjithashtu, ai ka thënë se nuk ka rrugëdalje tjetër përveç dialogut të dakorduar që duhet të bëhet në mes Kosovës dhe Serbisë dhe është porosi e qartë për të dyja shtetet.

Cilat ishin diskutimet nga takimi Kurti – Vuçiq?

Ymeri ka thënë se është e vështir të flitet për diskutimet që janë bërë ndërmjet tyre, meqë nuk ka pasur asnjë deklaratë se për çfarë është folur dhe cilat kanë qenë kërkesat.

“Deklarimi i Borrell, i cili ka thënë se një prej dakordimeve ishte të ketë takime më të shpeshta, dhe ka shumë gjasa që të kemi takime para 1 shtatori në mënyrë që të gjendet një zgjidhje që të mos hymë në shtator me të njëjtën përplasje siç patëm kur Qeveria e Kosovës bëri vendimin në lidhje me këtë”, ka deklaruar Ymeri.

Visar Ymeri

Sipas tij, në takimin e tyre është folur për marrëveshjen përfundimtare dhe elementet potenciale të saj, natyrisht secila palë ka paraqit qëndrimet e veta në të cilën më e rëndësishmja për Kosovën është njohja reciproke.

Ndërsa, ai ka thënë se nga ana e Serbisë është paraqit edhe njëherë kërkesa për themelimin e bashkësisë se komunave me shumicë serbe.

Por, sipas tij tashmë ka insistim që dialogu te futet në binar të progresit, pra që të ecet përpara me dialog dhe të mos mbesim mbrapa.

Po ashtu, ai mendon se vizita në Bruksel ka pasur një gjë shumë të rëndësishme, e cila është takimi me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Ai beson se edhe kryeministri Kurti dhe presidenti serb Vuçiq kanë marrë sinjalin e qartë, e veçanërisht kjo ishte drejtuar për kreun serb që NATO-ja jo vetëm që është e vendosur dhe që ka prani në Kosovë por do ta shtojë pranin e saj nëse është nevoja në mënyrë që ta ruajë veriun e Kosovën por edhe rajonin nga çfarëdo eskalimi i tensioneve në terren.

Analisti politik, Visar Ymeri gjatë inervistës në emisonin FIVE

Ndërkaq, çështja e reciprocitetit, nga ana e tij jo që është dashur të diskutohet por nuk ka rrugë tjetër përveç diskutimit.

“Nëse është diskutuar kjo çështje është hap i mirë, sepse ajo është çështja që duhet të diskutohet dhe mendoj që me arritjen e kësaj marrëveshjeje pastaj do të rregullohen shumë çështje të tjera”, ka thënë Ymeri.

Ndër të tjera, Ymeri beson që nisje të përparuar të dialogut do ta shohim në muajt e ardhshëm, duke filluar prej shtatorit.

Ndërsa, pas themelimit të Qeverisë së re në Serbi, sipas tij do të kemi një pasqyrë pak më të qartë të asaj se ka do të ia mbajë gjeopolitikisht Serbia, dhe do të jetë më e lehtë të shihet se çfarë po ndodh me dialogun dhe çfarë dinamike do të kemi në të.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika