Ymeri: Kurti mashtroi tri herë në kuvend për Asociacionin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mashtruar së paku tri herë në pyetjet kur ia parashtronte kryetari i LDK-së, thotë analisti Visar Ymeri

Analisti Visar Ymeri ka thënë se kryeministri i Kosovës, në seancën e fundit në Kuvendin e Kosovës ku u diskutua për draft-statutin e Asociacionit, ka mashtruar së paku tri herë.

Në emisionin “Debat Plus”, Ymeri ka thënë se “mashtrimi i qëllimshëm” është për t’u dënuar.

“Kryeministri mburrej me pikën 7, sepse mundohej ta shihte si sukses që përmes kësaj pike e shmang Asociacionin. Kjo ose ka qenë mashtrim i qëllimshëm që është për t’u dënuar kur vjen nga një kryeministër, ose ka qenë mosdije që po ashtu do të duhej të ishte e ndëshkueshme kur vjen nga një kryeministër. E kemi të freskët debatin në parlamentin e Kosovës për këtë çështje, dhe aty kryeministri ka mashtruar së paku tri herë në pyetjet kur ia parashtronte kryetari i LDK-së, a është i bazuar në marrëveshjen e vitit 2013, asnjëherë s’ka thënë po, a e ka arbitrazhin asnjëherë nuk e ka pranuar, a merr kompetenca prej komunave, asnjëherë nuk ka pranuar”, ka thënë Ymeri.

Sipas tij, sa më shumë që krerët e vendit japin shembuj për mosrespektim të të drejtave të serbëve, aq më shumë do të ketë dokumente më të rënda për t’i mbrojtur ato.

“Sa më shumë që ne japim shembuj të mosrespektimit të drejtave të serbëve, aq më të rënda do të jenë dokumentet për t’i mbrojtur ato të drejta, sa më shumë që japim shembuj që nuk i përfillim vendimet e gjykatave tona, aq më të rënda do të jenë aranzhimet për mbrojtje të tyre”.

Ymeri e konsideron gabim insistimin e Kurtit për ta rihapur temën e Asociacionit.

“E hapi temën, u bë shumë më keq. Në vend se të shkonte sipas vendimit të 2015-tës, ai e ka rihapur edhe njëherë, dhe kemi ardhur në një dokument më të keq”.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika