Ymeri: Kurti nuk është më kryeministër i shpresës, as vetë nuk e beson këtë

Visar Ymeri, analist politik

Pas intervistës me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në studion e “Debat Plus”, është diskutuar nga analistët politikë për ato që i tha kryeministri.

Visar Ymeri ka thënë se Kurti nuk shihet më si kryeministër i shpresës, sipas tij, as vetë ai nuk e beson një gjë të tillë.

Sipas tij, Kurti nuk dallon shumë nga politikanët e tjerë që kanë qeverisur me Kosovën.

“Kurti, sot, e futi veten në këtë regjistër të politikanëve [shumë kanë qenë ta korruptuar tash janë vetëm disa]. Kurti më nuk është kryeministri i shpresës, ky as veten s’e sheh më si kryeministër i shpresës. Kurti nuk tregoi fare për asnjë aspekt transofrmativ e vizionar për Kosovën, krejt çfarë tregoi ishte se po mundohet të qeverisë pak më mirë, diku po e arrin diku është koha e shkurtër e diku mbase është dorëzuar”, ka thënë Ymeri.

Tutje, Ymeri tha se në raport me dialogun me Serbinë, kryeministri Kurti është dorëzuar.

Sipas Ymerit, Kurti e ka ndërruar mendimin edhe për veten si politikan.

“Kurti e di se në raport me dialogun me Serbinë është i dorëzuar. S’po them që është keq as në raport me Kosovën, as në raport me rolin si kryeministër, por i dorëzuar nga modeli i politikanit që ky e ka prezantuar vetën apo që ka pasur dëshirë me ndjek. Kurti edhe sot në njëfarë mënyre e tha, në fakt nuk është më vetëm që i ka ndryshuar qëndrimet për secilën çështje, por Kurti e ka ndryshuar edhe qëndrimin për veten si politikan, tash nuk po thotë që jam dita krahas natës, tash po thotë që jam vetëm pak më i mirë se tjerët”, ka thënë Ymeri.

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika