Ymeri: Kurti po mashtron me vetëdije, plani franko-gjerman është produkt i negocimit të tij

Analisti Visar Ymeri ka thënë plani franko-gjerman është produkt i negocimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti

Analisti Visar Ymeri ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po mashtron me vetëdije.

I ftuar në emisionin “Debat Plus”, në RTV Dukagjini, Ymeri ka thënë se plani franko-gjerman është produkt i negocimit të Kurtit.

“Kurti i ka ndryshuar qëndrimet por ajo që dëgjuam sot dhe mbrëmë çka ka thënë në Euronews dhe krahasuar me javën e kaluar në seancë, kjo nuk është ndryshim i qëndrimeve. Para 4 apo 5 ditëve ka thënë se do të negociohet sot na tha pa u taku me Lajcak, tha se kur kanë ardhur e kanë sjellë planin duke thënë se nuk  ndryshohet”.

“Deri mbrëmë na thoshte ky është i negociueshëm. Na ka mashtruar, Kurti po i ndryshon qëndrimet por problemi është se po mashtron me vetëdije. Nëse e shohim javën e kaluar në kuvend dhe sot, e kam vërejt një gjë interesant sa herë që Kurti ndihet në siklet për shkak të argumenteve që nuk mundet t’i ballafaqojë i bën dy gjëra, në njërën anë i vendos disa mashtrime të tilla sa të kalojë debatin dhe në anën tjetër egërsohet në sulmin ndaj opozitës”, shtoi Ymeri.

Ymeri ka theksuar se herëve të fundit, Kurti po e ka luftën me LDK-në.

“Kurti është në siklet. Kritika e vetme ka qenë që Abdixhiku e ka pyet a është njohja në qendër në planin franko-gjerman, nëse jo si erdhëm deri këtu? Sot Kurti e pranoi një gjë interesant që plani franko-gjerman është një rrjedhojë e një negocimi që e ka bërë Kurti, nuk është plani franko-gjerman që e kanë sjellë menjëherë pa folur me palët dhe kanë thënë se duhet ta pranoni gjithqysh”.

“Plani franko-gjerman është produkt i negocimit të Kurtit”, tha Ymeri teksa pyet se “a është ky neglizhim i procesit, tejzgjatje e procesit, ajo që neve na ka futur në proces në kohën kur njëkohësisht është invazioni i Rusisë në Ukrainë”.

Sipas Ymerit, Kurti ka bërë pranimin “por tash po do që ta shpjegojë pranimin në formën më të dobët e politikanit ku nuk pranon kurrfarë përgjegjësie”.

“Kurti po do të thotë që kurrfarë përgjegjësie nuk kam, plani franko-gjerman na erdhi si merre ose leje. Ai ka thënë që po e përmirësoj procesin e dialogut”.

 

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika