Ymeri: Kurti po mundohet që procesin e dialogut ta arrijë me disa fitore të vogla

Analisti Visar Ymeri, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po mundohet që procesin e dialogut ta arrijë me disa fitore të tjera të vogla duke përfshirë zbatimin e vendimit të Qeverisë së Kosovës për çështjen e targave

Analisti Visar Ymeri


Analisti Visar Ymeri në Debat Plys në RTV Dukagjini, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po mundohet që procesin e dialogut ta arrijë me disa fitore të tjera të vogla.

Sipas tij, njëra nga këto fitore të vogla është edhe zbatimi i vendimit të Qeverisë së Kosovës për çështjen e targave i cili do të bëhet në tri faza, që fillimisht parashihen vërejtjet, ndërsa pas tri javëve edhe gjoba për ata që nuk e zbatojnë kërkesën.

“Po të ishte një afat deri në gjashtë muaj, nënkuptohet si afat kur mundet optimalisht procesi i dialogut, por nuk mund të përfundojë. Kryeministri Kurti po mundohet që procesin e dialogut ta arrijë me disa fitore të tjera të vogla dhe njëra nga to do të ishte zbatimi i plotë i marrëveshjes për targat. Nuk mendoj se atij i duhen fitoret e vogla kur e ka mundësinë për fitore të madhe. Nuk ka nevojë të kërkojë për këto fitore të vogla”, ka thënë Ymeri.

Ai ka theksuar se çdo gjë që ndërmerr tani e tutje Qeveria, sipas tij ka lidhje në procesin e dialogut.

“Çdo gjë që bëjmë tash e tutje në këtë raport ka vetëm lidhje në procesin e dialogut në përgjithësi. Nuk ka më hapësirë që të merremi me targat dhe këto marrëveshje, nivelin e zbatimit të tyre sepse kemi hyrë në një fazë përfundimtare të procesit të dialogut”, shtoi Ymeri.

Ndryshe, duke filluar nga një nëntori e deri më 21 nëntor masa do të jetë ajo e qortimit, pastaj nga 21 nëntori për dy muaj, deri më 21 janar, do të jetë masa e gjobitjes.

Nga 21 janari do të ketë targa provuese për dy muaj të tjera, pas të cilës datë më 21 prill nuk mund të ketë më targa ilegale në qarkullim.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika