Ymeri: Ky ekip nuk mund të funksionojë i pavarur nga Qeveria

Analist, Visar Ymeri

“Ky ekip (Ekipi Menaxhues për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe) nuk mundet assesi të funksionojë absolutisht i pavarur nga Qeveria e Kosovës dhe nëse ky ekip, kushdo qoftë përbërja e tij, ka refuzuar të takohet me ministrin përgjegjës për këtë çështje që përmendet dhe në marrëveshje, kjo për mua është shkelje e rëndë”, ka thënë analisti Visar Ymeri në “Debat Plus”.

Ymeri për deklaratën e kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, se draft-statutin e përpiluar nga Ekipi Menaxhues për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, të cilin ai e ka titulluar “shtet brenda shtetit”, ka thënë se është e rëndësishme në dy aspekte.

“E para është që po shtohen zërat e kundërshtimit ndaj këtij dokumenti dhe që nëse Kosova e ka ndërmend ta kundërshtojë, në këtë rast po mendoj Qeveria, atëherë është mirë të ketë sa më shumë zëra që e kundërshtojnë”, ka shtuar Ymeri.

Si aspekt të dytë, Ymeri përmendi deklartën e Ambasadorit të Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott dhe tha se kjo është një mundësi e mirë për Kosovën për të prezantuar një Asociacion që e dëshiron dhe i cili është i pranueshëm. “Dhe mbase këto dy dokumete mund të futen në diskutim”, tha tutje Ymeri.

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, është i mendimit se Kosova duhet që zyrtarisht ta propozojë një draft-statut për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Drafti, sipas tij, duhet të jetë i mbështetur në vizionin e kryeministrit Albin Kurti dhe në përputhje me kriteret e BE-së.

“Pra, tani është koha që Kosova të propozojë zyrtarisht një draft-statut për një ASMM, duke u mbështetur në vizionin e vendosur nga kryeministri javën e kaluar, në përputhje me kriteret e përcaktuara nga BE-ja”, ka thënë ai.

Abbott u shpreh se Britania dhe aleatët e tjerë të Kosovës “duan të shohin përparim në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”.

Shija e redaktorit

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Të fundit nga rubrika