Ymeri: Nëse droga është vjedhur nën qeverisjet e kaluara, provat e rastit Dehari janë zhdukur nën Qeverinë Kurti II

Privatizimi është duke vazhduar edhe gjatë mandatit të Qeverisë Kurti II, ka thënë analisti Ymeri

Analisti Visar Ymeri ka komentuar videon e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilën e ka quajtur “skandaloze”, ngaqë sipas tij, Qeveria Kurti II e ka ndier nevojën për të treguar sa të këqija kanë qenë Qeveritë e kaluara.

Më tej, Ymeri ka thënë se këtë, LVV-ja është duke e bërë pasi nuk është duke mundur që të tregojë se sa e mirë është qeverisja Kurti II.

“Këto u tha që nuk ka më vjedhje të drogës në stacionin policor, është vërtet që ajo ka ndodhur një herë në vitin 2010 apo edhe më herët. Por nën qeverisjen Kurtit e kemi zhdukjen e provave të rastit të Astrit Dehar-it. Dje e dëgjova ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun, që tha se kjo zhdukje është bërë qëllim për t’më goditur mua, por a mund të themi që edhe droga është vjedhur për t’i goditur pushtarët e atëhershme”, ka thënë Ymeri në “Debat Plus”.

“Vlerësimi që është duke ia bërë Qeverisë së vetë Lëvizja Vetëvendosje, është vlerësim negativ”, ka theksuar Ymeri.

Ndër të tjera, Ymeri ka treguar se LVV-ja është duke përdorur një propagandë, e cila është krahasimi me Qeveritë e kaluara.

“Kur je në qeverisje duhet të ndryshojë propagandë, duhet të tregosh se çfarë ke bërë vetë edhe si i ke luftuar këto fenomenet që je duke i kritikuar në video, se shumë prej atyre fenomeneve, pavarësisht se sa të vërteta janë, nuk janë duke e luftuar me Vetëvendosjen në pushtet”.

“Përdoren çështje që kanë ndodhur ose raste, të cilat nuk kanë të bëjnë fare me Qeverinë Kurti II, siç ka qenë shkëputja e kontratës me Z Mobile, që ka ndodhur në vitin 2019”, ka shtuar Ymeri.

Ai ka përfunduar duke thënë se privatizimi është duke vazhduar edhe gjatë mandatit të Qeverisë Kurti II.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika