Ymeri: Nëse shkojmë në zgjedhje, shkojmë se po dëshiron Kurti

Analisti, Visar Ymeri pas takimit të kryeministrit Albin Kurti, me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqin ka thënë se nëse shkojmë në zgjedhje kjo është se dëshiron vetë kryeministri

Analisti Visar Ymeri pas takimit të kryeministrit Albin Kurti, me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqin, ka thënë se është problematike nëse shkohet në zgjedhje përmes shpërndarjes së Kuvendit.

“Unë mendoj që theksi që ia vuri te shpërndarja e kuvendit, edhe Krasniqi është problematike për mua, nëse ne shkojmë në zgjedhje përmes shpërndarjes së kuvendit dhe pastaj vënies së përqëndrimit të kuvendit, edhe pse kuvendi nuk është për t’u livduar për funksionimin që e ka pasur,” ka thënë Ymeri në “Debat Plus”.

Sipas Ymerit, nëse shkojmë në zgjedhje kjo është se dëshiron vetë kryeministri.

“Nëse ne shkojmë në zgjedhje, është sepse kryeministri po do të shkojë në zgjedhje se nësë kuvendi nuk po funksionon, tash me sa mbaj mend, unë që një vit e më shumë kemi problem me kuvend, kryeministri Kurti tha që sipas tij legjislatura është e suksesshme e i ka pasë 224 ligje e që po më shkruajnë deputetët nga kuvendi është e pavërtetë.”

Ymeri tha se nuk kanë ngecur ligjet se ka dështuar kuvendi, por se qeveria nuk i ka dërguar ligjet e shumë prej ligjeve që kanë qenë në agjenda legjislative nuk i ka dërguar fare.

“Për marrëveshjet ndërkombëtare nuk i ka deputetët e VV-së që po ia votojnë, sepse po t’i kishte pasur krejt koalicionin qeverisës për marrëveshjet ndërkombëtare, plus votat e LDK-së që kanë thënë që i votojnë, kish mjaftuar,” tha Ymeri.

Shija e redaktorit

“Dukagjini Resort” te Rana e Hedhur, në fillim të rrugës...

"Dukagjini Resort" është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Resorti, puna për ndërtimin...

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Të fundit nga rubrika