Ymeri: Nuk kemi një qeverisje transformative

Sipas Ymerit, cilësia e qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje(VV) deri më tash ka qenë e njëjtë në shumë aspekte dhe sipas tij nuk është një qeverisje transformative

Analisti, Visar Ymeri, ka thënë pritshmëritë që duhet të kemi për Qeverinë Kurti janë cilësia e re dhe ndryshimet e mirëfillta në veprimet që do të marrin në lidhje me aferat korruptive.

Ymeri, në emisionin “Debat Plus”, në lidhje me përgjimet e publikuara për rastin Florent Ramqaj, këshilltarit politik të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka thënë se nuk duhet të ketë dilemë se a është formë e korrupsionit, por të hetohen më tutje, sepse këto incizime kanë dalë nga një sektor i sundimit të ligjit.

“Nuk ka dilemë a është formë e korrupsionit, por duhet të hetohet pjesa se a ka lidhje kompania me këtë Ministri, pasi që këto incizime kanë dalë nga një sektor i sundimit të ligjit”, ka thënë Ymeri.

Sipas Ymerit, ka edhe shumë raste tjera që nuk bëhen publike ose nuk diskutohen fare.

“Ka shumë afera korruptive që nuk diskutohen, sepse kur bëhet e madhe e ka për obligim secili të reagojë, po ashtu ka edhe raste në Qeverinë Kurti që janë në procesin gjyqësor, prandaj presim që të hetohen”, ka thënë ai.

Sipas tij, cilësia e qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje(VV), deri më tash ka qenë e njëjtë në shumë aspekte.

“Nuk kemi një qeverisje transformative, nuk kemi ndonjë shpërthim në aspektin ekonomik ose në politikën e jashtme, por sa i përket sundimit të ligjit ne kemi besuar se do të ketë cilësi të re për masat që do merren, por me këto afera nuk po del të jetë ashtu”, ka thënë Ymeri.

Po ashtu edhe analisti Ylli Hoxha, ka thënë që pritshmëritë e tij nga Qeveria janë që të reagojë për përgjimet në fjalë.

“Asnjë Qeveri nuk është e imunizuar nga aferat korruptive, por dallimi është nëse kjo Qeveri do të aprovojë, aministojë ose ndëshkojë këtë veprimtari”, ka thënë Hoxha.

Sipas tij, nëse Qeveria dhe organet e hetuesisë reagojnë me shpejtësi dhe cilësi, atëherë ky do të jetë dallimi kryesor në mes të qeverisjeve së kaluara dhe asaj të tanishme.

“Nuk pres që Kryeministri t’i ketë tentakulat e shtrira në çdo sistem, por nëse ekziston korrupsioni, atëherë pres që prej tij të merren masa”, ka përfunduar Hoxha.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika