Analisti Visar Ymeri ka kritikuar fushatën e Lëvizjes Vetëvendosje dhe liderit të saj, Albin Kurti, duke e cilësuar atë si një “karnaval të pashije” që i mungon serioziteti dhe përgjegjësia ndaj fjalës publike.
Gjatë Debat Plusit, Ymeri ka thënë se mënyra e organizimit dhe mesazhet që përçohen gjatë kësaj fushate nga VV-ka janë të papërshtatshme për një parti që synon të qeverisë vendin.
“Është një fushatë që për mua i ngjason pak një karnavali. Për mua i pashije, në kuptimin edhe të dukjes edhe të sjelljes edhe që është joserioz.
E papërgjegjshme karshi fjalës publike. Megjithatë ne i kemi të gjitha partitë, pra secila parti e ka nga një kryeministër, që garojnë për të qeverisur vetë. Dakord jam më secilin qytetar të Kosovës që mendon që njëri prej tyre është më i mirë me qeverisë vendin. Mirëpo për me qeverisë vendin, me sjellje në fushatë si sjellje politike duhesh me tregu seriozitet të qeverisjes.
Ne e kemi një parti politike dhe një kandidat për kryeministër që nuk po e përçon atë seriozitet.
Nëse qeverisë kështu qysh po flet Albin Kurti, ajo qeverisje do të nënkuptonte; qeverisje të polarizimit, nxitjes së dhunës, të përqeshjes së qytetarëve e jo të zhvillimi të Kosovës. Dhe ky është dallimi thelbësor që për mua është shumë i rëndësishëm”, ka thënë Mushkolaj.