Ymeri për lirimin e policëve: Vuçiqi po e përdor si mjet drejt shtimit të presionit karshi Kosovës

Analisti Visar Ymeri ka theksuar se lirimi i policëve është mirë në rrafshin human por fatkeqësia sipas tij është se këtë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq po e përdor si mjet drejt shtimit të presionit karshi Kosovës që Kosova t’i bëjë hapat e vet

Analisti Visar Ymeri, ka thënë se përmes përfaqësuesit të BE-së, Josep Borrell, Bashkimi Evropian po tregon se po e ndryshon qasjen karshi dialogut.

Kjo sepse sipas tij, po rritet këndvështrimi ne të cilën Kosova vazhdimisht po shihet si problemi i pengesës së vazhdimit të dialogut.

“Përmes Borrellit po na tregohet se BE-ja po e ndryshon qasjen karshi dialogut sepse po rritet këndvështrimi në të cilën Kosova vazhdimisht shihet si problemi i pengesës së vazhdimit të dialogut. Kjo është e dëmshme për Kosovën”, ka thënë Ymeri.

Në emisionin “Debat Plus”, në RTV Dukagjini, ku po diskutohet se kush është meritor për lirimin e tre policëve të kidnapuar nga forcat serbe, Ymeri ka thënë se Kosova është në një situatë ku duhet të gjejë miq kudo që ka, e jo të krijojmë armiq të ri.

“Jemi në një situatë në të cilën problemet me të cilat po merremi në fakt nuk janë probleme, në kuptimin që janë probleme që janë krijuar tash për tash dhe mund të zgjidhen por duke krijuar probleme të reja janë dy mundësi, po më duket që Qeveria po mendon që përmes këtyre problemeve të avancohet pozita e Kosovës, po përmirësohet. Problemet që po i krijojmë ne nuk po mund t’i zgjidhim vetë”, tha Ymeri.

Sipas tij, lirimi i policëve është mirë në rrafshin human edhe për Republikën e Kosovës dhe jo vetëm për familjet e tyre por “fatkeqësia sipas tij është se këtë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq po e përdor si mjet drejt shtimit të presionit karshi Kosovës që Kosova t’i bëjë hapat e vet”.

“Për mua këtu janë 2 pyetja, a vjen lirimi i këtyre policëve pasi që ka pas një marrëveshje ku janë marrë vesh se cili do të jetë hapi i Kosovës si kundërvlerë apo pritet që tash prsioni ndërkombëtar ta kthejë kundërvlerën prej Kosovës?”.

“Këtë nuk e di, po kjo edhe koha kur është bërë dhe mënyra si e bëri ishte një lëvizje taktike fatkeqësisht Serbia doli mirë, edhe pse kidnapimi i policëve mendoj që e ka larguar këtë presionin e madh prej Kosovës sepse e bëri vetën palë problematike në terren. Nga ky moment kanë filluar secila palë që të dyja palët duhet të ndërmarrin hapa për shtensionim”, shtoi ai.

Ymeri thekson se nëse deklaratat e Josep Borrellit mirrën formalisht dhe gjykohen, atëherë siç thotë analisti Ymeri, shihet që ka një shpërfaqje brengosëse jo të mbase qëllimeve të tij politike si person por të drejtimit të kahjes së politikës së BE-së karshi dialogut për Kosovën.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika