Ymeri për targat: Çfarë ka prodhuar ky vendim është vetëm humbje

Analisti Visar Ymeri vlerëson se nuk ka më keq për Kosovën sesa të tregohet moskonstruktive në momentin kur një gjë e tillë mund të shfaqet nga shteti serb

Visar Ymeri, analist





Analisti Visar Ymeri ka thënë se vendimi i  Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti për targat ishte një i gabuar dhe njëherit, i ngutur i tij.

I ftuar në Debat Plus të RTV Dukagjini, Ymeri ka thënë se një vendim i tillë ishte bërë qartazi pa koordinim dhe lidhur me vendime të tilla, vijnë rastet kur mundësitë humbin për Kosovën.

“Kam menduar që nga fillimi se është një vendim i gabuar dhe i ngutshëm sepse është bërë qartazi pa koordinim dhe kur bëhet pa koordinim, ose pa mbështetje të ndërkombëtarëve për çështje që kanë të bëjnë me veriun, neve na i cungojnë mundësitë”, ka thënë Ymeri gjersa ka theksuar se duhet pranuar që Kosova nuk ka kontroll mbi Veriun.

Sipas tij, gjithçka që ka prodhuar ky vendim ka qenë vetëm humbje.

“Ç’ka ka prodhuar ky vendim është vetëm humbje…ky vendim ka shpërfaqur një gjë, që kontrolli për veriun dhe institucionet e Kosovës është më shumë i Serbisë sesa i Kosovës”, ka deklaruar ai gjersa ka theksuar se moskonstruktiviteti i Serbisë njihet tash e 20 vjet.

Krahas kësaj, Ymeri vlerëson se nuk ka më keq për Kosovën sesa të tregohet moskonstruktive në momentin kur një gjë e tillë mund të shfaqet nga shteti serb. Megjithatë, ai shton se i vjen mirë që kryeministri Kurti dhe LVV kuptojnë se çështja e Veriut së pari është një problem politik dhe më pas, problem i krimit dhe strukturave kriminale.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës lidhur me targat e automjeteve që nuk janë konvertuar nga ato ilegale në ato RKS, tashmë ka hyrë në fuqi.

Zbatimi i këtij vendimi do të bëhet në tri faza, që fillimisht parashihen vërejtjet, ndërsa pas tri javëve edhe gjoba për ata që nuk e zbatojnë kërkesën.

Duke nisur nga një nëntori e deri më 21 nëntor masa do të jetë ajo e qortimit, pastaj nga 21 nëntori për dy muaj, deri më 21 janar, do të jetë masa e gjobitjes. Nga 21 janari do të ketë targa provuese për dy muaj të tjera, pas të cilës datë më 21 prill nuk mund të ketë më targa ilegale në qarkullim.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika