Ymeri: Problemi në veri nuk është vetëm i krimit të organizuar por është problem politik

Visar Ymeri

Pas dështimit të zgjedhjeve në veri, analisti Visar Ymeri ka thënë se nuk është “sovrane” qeverisja në atë vend ku kundërshtohet nga qytetarët.

“Teritori nuk mund të qeveriset në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve kjo nuk është sovranitet kjo nuk është sovranitet në kuptimin bashkëkohor,” tha Ymeri.

Sipas Ymerit, qeverisa Kurti prej kur kanë ardhur në pushtet kanë thënë që veriu është problem i krimit të organizuar.

“Qëndrimi i Qeverisë kanë thënë që veriu është problem i krimit të organizuar, eleminimi i krimit të organizum pra bandave nga atje do ta nxjerrë në pah që nuk kemi problem me qytetarët e komunitetit serb sepse ata janë të okupuar nga krimi organizuar dhe në momentin që largohet krimi organizuar atëherë ata do të ndjehen më të lirë për të bashkëvepruar me institucionet e Kosovës,” tha Ymeri.

Teksa Ymeri shtoi se Kurti kishte thënë që krimi i organizuar në veri ishte eleminuar por se a ka ende ndikim atje në veri sipas tij duhet të përgjigjet Qeveria.

“Qeveria Kurti na ka thënë që atje krimi organizum është eleminuar atje rasti i fundit edhe ndjekja përfundimtare e Milan Radojciqit dhe tash e kemi referendumin i cili po ndodh formalisht në kushte të lirisë nga krimi i organizuar në veri dhe prapë kemi bojkot a i bjen kjo që nuk paska qenë vetëm krimi organizum apo i bie që ende krimi i organizum ka ende ndikim edhe pse një pjesë është luftuar këtë përgjigje duhet ta japë Qeveria,” tha ai.

Problemi në veri nuk është vetëm i krimit të organizuar tha Ymeri në “Debat Plus”, “por është problem politik pra ka kërkesë politike të komunitetit serb që ne duhet ta adresojmë adresimi mund të nënkuptojë forma të ndryshme.”

Problemi i ditës së djeshme për mos daljen në votim në komunat në veri nuk u zgjidh sipas Ymerit.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika