Ymeri: Propozimet e PDK-së sot në Kuvend, si të VV-së dikur

Analisti Visar Ymer ka thënë se propozimet e PDK-së sot në Kuvend, ishin si të VV-së dikur, kur ishte në opozitë

Analisti, Visar Ymeri

Analisti Visar Ymeri, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se propozimet e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) sot në Kuvend, janë si të Vetëvendosjes (VV) sa ishte në opozitë.

“Është e rëndësishem të ngriten këto temën e energjisë, zhvillimit ekonomik, secilën temë që Qeveria po qalon. Por, ka shumë rëndësi të jenë dy elemente përcjellëse kur ngriten këto tema”, ka thënë Ymeri.

“E para është të tregohet shkaku dhe e dyta është që te propozimet që i japim, se e kam dëgjuar sot debatin – edhe nga PDK e LDK, disa propozime që më tingëllonin si disa propozime që i jepnin Vetëvendosja në opozitë”, ka thënë ai.

Sipas Ymerit, arsyetimet që i jep Qeveria dhe Vetëvendosja tingëllonin si arsyetimet që i jepte PDK-ja kur ishet në pushtet.

“Arsyetimet që i jepte Qeveria dhe Vetëvendosja tingëllonin si arsyetimet që i jepte PDK-ja kur ishet në pushtet. Ky ndryshim i roleve, ku opozita flet si opozitë dhe pushteti flet si pushtet, pavarësisht cila parti, për mendimin tim po e shtrembërojnë diçka që unë do të doja ta shihja…”, ka thënë tutje Ymeri.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, në seancën e sotme të Kuvendit, për faturat e larta të energjisë elektrike, ka thënë se këto çmime kanë tmerruar çdo familje në Kosovë.

Ai, në seancën e së enjtes në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se subvenciomi i qeverisë ka qenë si njëlloj transferi që përmes qytetarëve të rriten të hyrat e KEDS-it dhe KESCO-s.

Lexo dhe: Krasniqi – Qeverisë: Qytetarëve u keni dhënë nga 100 euro, pas dy dite ua keni marrë përmes faturave të rrymës

“Në mënyrë jonormale, faturat e muajit të kaluar kanë tmerruar secilën familje në Kosovë, sot dëgjojmë përfaqësuesit e qverisë, duke treguar një realitet tjetër. Subvencionimin e keni pasur transfer, u keni dhënë para atyre përmes qytetarëve, u keni dhënë nga 100 euro pensionistëve, fëmijëve, studentëve, u keni marrë pas dy dite përmes faturave të rrymës. Qytetarët i keni përdorur si urëlidhëse”, ka thënë Krasniqi.

Ndërsa, deputetja e kësaj partie, Ganimete Musliu, në Kuvendin e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët që të bëhen bashkë kundër Qeverisë. Ajo është shprehur se Qeveria aktuale duhet të largohet me dhunë nga pushteti, sepse, sipas saj, ashtu edhe i ka fituar zgjedhjet.

Lexo dhe: Musliu kërkon rrëzimin e Qeverisë: Me dhunë erdhën në pushtet, me dhunë duhet të shkojnë “në shtëpi”

“Ju ka kaluar koha, ju ka kaluar koha duke i akuzuar qeveritë e kaluara, është koha të kfilleni. Qytetarë [të Kosovës] nëse qytetarë të Gjermanisë marrin guximin për të protestuar për të drejtat e tyre, pse ju jo. Kjo Qeveri e meriton, me dhunë si ka ardhur në pushtet, me dhunë të shkojë te shtëpia”, ka thënë Musliu.

Musliu ka thënë se qytetarët e Kosovës janë varfëruar për shkak të politikave të dëmshme të Qeverisë së Kosovës.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika