Ymeri: Qeveria nëpërmjet gjuhës propagandistike po fsheh ndryshimin e Kurtit 

Veprimet e Qeverisë Kurti II janë të ngjashme me qeveritë e kaluara por, dallimi i vetëm është se retoriken e kanë po atë që e kanë pasur në opozitë, ka thënë ish kryetari i LVV-së, Visar Ymeri

Visar Ymeri, analist në Debat Plus

 





Ish-bashkëpartiaku i Kryeministrit, Albin Kurti, njëherësh edhe analist në emisionin Debat Plus, Visar Ymeri ka thënë se për ndryshimet e Kurtit, pushteti i tij është shumë i shkathët në “gjuhen propagandistike” që t’i mbulojë dështimet qeverisëse.

Më tej, ai ka thënë se debatet janë të nevojshme për të diskutuar edhe zbërthyer ndryshimet që qytetarët të jenë të informuar për ndryshimet.

“Jo çdo herë ndryshimet janë të dukshme dhe kur është i dukshëm pushteti i Kurtit e ka mundësin nëpërmjet gjuhës propagandistike me mbulua ndryshimin. Edhe këtu ka një farë dallimi në shoqërinë kosovare në mes të fjalëve që ia besojnë politikanit edhe veprave që nuk ja shohin ose nuk munden me analizua”, ka deklaruar Ymeri.

Sipas Ymerit, Kurtit i takon përgjegjësia e llogaridhënies, pse i ka realizuar ose nuk i ka realizuar premtimet apo mos premtimet e caktuara, e jo analistëve.

“Po me dal e me thënë se kjo është çfarë ka dashur partia, Lëvizja Vetëvendosje e me vepruar të kundërtën e asaj që ka fol LVV-ja është hipokrizi e madhe dhe patolerueshme. Ma shumë se sa ndryshimi i Albin Kurtit është fshehja e ndryshimit që po i bënë qeverisja e LVV-së së bashku me Kurtin, këtij ndryshimi”.

Ymeri ka thënë se veprimet e Qeverisë Kurti II, janë të ngjashme me qeveritë e kaluar por, vetëm retoriken e kanë po të njëjtën me atë që e kanë pasur në opozitë.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika