Analisti Visar Ymeri, për deklaratën e Zëvendëskryeministri të Kosovës, Besnik Bislimi, që sot deklaroi se vendi ynë mund ketë fatin prapë si të 24 shtatorit, kur ndodhi një sulm terrorist në Banjskë të Zveçanit, ka thënë se dihet rreziku nga Serbia.
Sipas Ymerit, Kurti po e profilizon vetën si politikan që ka mundësi ta mbrojë Kosovën, e që për këtë duhet krijuar edhe rreziqe.
“Ajo që unë e shoh si ndërtim të fushatës për zgjedhje të Kurtit, e pastaj faktori kryesor ka me qenë si profilizimi i vetës si një politikan, një figurë babai i cili është i vetmi i gatshëm dhe ka mundësi për me e mbrojtë Kosovën dhe për me mbrojtë Kosovën duhet me kriju edhe rrezikun, ne pajtohemi që rreziku nga Serbia ekziston por rreziku imanent që do ta ndërtojë Kurti mendoj që e ka këtë qëllim,” tha Ymeri.
Teksa këto deklarata për luftë e sulme, fjalët i quan sinonime.
“Fjalët luftë sulm mendoj që i përdorin si sinonime thuhet që ka me pas luftë, e pastaj thuhet jo ka me pasë sulm si Banjska, mendoj që kjo përdoret me qëllim si kësi lufte nuk e shoh të mundur unë nuk mendoj që Serbia është e gatshme me hy në luftë me NATO-n,” tha Ymeri në “Debat Plus”.
Sipas Ymerit, KFOR-i është këtu për të mbrojtur Kosovën.
“Nuk ka rëndësi sa ka ushtarë të KFOR-it dhe s aka makineri të KFOR-it në Kosovës sepse mbrojtja e Kosovës është ombrella e NATO-s dhe të mos e harrojmë që KFOR-i është për me mbrojtë kufijtë e Kosovës nga ushtria serbe,” tha ai.