Ymeri: Shqetësues reagimi nga të gjithë faktorët ndërkombëtarë

Analisti Visar Ymeri ka thënë se është shqetësues reagimi i faktorëve ndërkombëtarë mbi zhvillimet e fundit në veri të vendit

Analisti Visar Ymeri

Analisti Visar Ymeri në emisionin “Debat Plus” ka thënë se është shqetësues reagimi i faktorëve ndërkombëtarë mbi zhvillimet e fundit në veri të vendit.

“Për mua shqetësimi më i madh është reagimi që e kam pare nga të gjithë faktorët ndërkombëtarë, pra që e kanë mbështetë dhe vazhdojnë me e mbështetë procesin e dialogut dhe Kosovën”, ka thënë Ymeri.

Ymeri tutje ka thënë se pas këtyre reagimeve e kanë ndërruar qasjen karshi Kosovës.

 

Reagimi i fundit nga ndërkombëtarët deri më tani është ai nga QUINT-i.

Franca, Italia, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë bërë thirrje autoriteteve të Kosovës të “zmbrapsen menjëherë” nga veprimet në veri të vendit.

“Ne dënojmë vendimin e Kosovës që të detyrojnë hyrjen në objektet komunale në veri të Kosovës, pavarësisht thirrjes sonë për përmbajtje. U bëjmë thirrje autoriteteve të Kosovës që të zmbrapsen menjëherë dhe të depërshkallëzojnë e të koordinohen ngushtë me EULEX-in dhe KFOR-in”, thuhet në reagimin e QUINT-it.

QUINT-i: Autoritetet e Kosovës të zmbrapsen menjëherë

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika