Ymeri: Sikur Kurti t’i thoshte jo planit franko-gjerman, do të kishte pasoja por të tjera

Analisti Visar Ymeri ka potencuar se sa më i vogël të jetë koordinimi me ndërkombëtarët, aq më të mëdha janë pasojat

Analisti Visar Ymeri, ka theksuar se një format i shpejt i dialogut do të ishte më i dobishëm.

Në emisionin “Debat Plus”, në RTV Dukagjini, ku po diskutohet për alternativat që çojnë në një dalje nga kriza, Ymeri ka folur edhe mbi qortimet që po përgatiten nga ndërkombëtarët.

“Kur na si Kosovë kemi filluar me kuptu që këta ndërmjetës nuk janë të paanshëm. Një vegim të tillë, një hapje të shpejtë të dritares për ta parë procesin nga brenda na e kanë thënë presidentja dhe kryeministri në nëntorin e viti të kaluar. Edhe marrëveshjen në Bruksel edhe aneksin në Ohër e kemi pranuar. Te zbatimi kemi ngecur. Pse reagimi ndaj Kosovës është kaq i madh? Reagimi është shumë më i shtuar nga SHBA-të sesa nga BE-ja.  Sikur Kurti t’i kishte thënë jo planit franko-gjerman dhe krejt çka ka ndodhur rreth tij në fillim, o njohje o hiç, kishim marrë ndëshkime por do të ishin të tjetër lloji”.

“Tash kemi investuar krejt Bashkësinë Ndërkombëtare në një marrëveshje më të gjitha zotimet e veta dhe në fund u kemi thënë jo, qysh tash jo, nuk mundesh tash jo. Kjo sjellje që i ka sjellë Kosovës këto qortime e po përgatitet edhe masa apo pasoja politike. Çka po do të na thotë Bashkësia Ndërkombëtare është kështu, ju po thoni se jeni vend sovran dhe i merrni vendimet në mënyrë sovrane, por vendimet e juaja sikur vend sovran kanë pasoja, duhet të jesh i gatshëm edhe për to, kur të ndodhë pasoja mos më thirr mu”, shtoi Ymeri.

Ai ka potencuar se sa më i vogël të jetë koordinimi me ndërkombëtarët, aq më të mëdha janë pasojat.

“Pasojat janë që sa më shumë që nuk koordinohesh ti, aq më të mëdha janë pasojat, nëse do t’i futesh asaj rruge, urdhëro”.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika