Ymeri: Tash presioni do të bjerë mbi Kosovën për Asociacionin

Është fillim i mirë i vitit, por jo për shkak të meritave të Qeverisë, thotë analisti Visar Ymeri

Analisti Visar Ymeri thotë se është një fillim i mirë i vitit 2024, por, sipas tij, jo për shkak të Qeverisë së Kosovës të udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti.

Sipas tij, ndonëse po ndodhin elemente që janë pozitive për Kosovën, megjithatë kjo nuk shpërfaq më ndryshim frymën dhe klimën në marrëdhëniet Kosovë-Serbi.

“Jemi ende në një situatë konfliktuoze që nuk tregojnë se ka klimë normalizimi, përkundrazi ka një hyrje në një status quo të re, e cila mund të jetë problematike sesa ka qenë status quo e viteve të kaluara në kuptimin e aspekteve të sigurisë. Është mirë që po ndodhin këto lajme, por nuk duhet të gëzohet shumë Kurti për dy arsye: E para është që tash presioni do të jetë më i madh që Kosova të lëvizë, lëvizja e Kosovës që pritet e para që nuk besoj që do të kenë shumë durim me na pritë gjatë është ta dërgojë statutin në Gjykatën Kushtetuese… dhe e dyta është që në atë intervistën që e kishte pasur Besnik Bislimi.. ai i shpërfaq disa prej pikave të planit të sekuencimit, për të cilin po duket se janë marrë vesh se si do të zbatohet marrëveshja”, u shpreh Ymeri në emisionin “Debat Plus”.

“Është fillim i mirë i vitit, por jo për shkak të meritave të Qeverisë. Në asnjërën nga to nuk është se kjo qeveri e ka dhënë kontributin as më të rëndësishëm, e lëre më të vetmin, sepse të vetmin besoj që është naive të mendohet”, tha ai.

Ymeri thekson se kryeministri Kurti e bën njëfarë pranimi të mbuluar që ia njeh meritën edhe qeverive të kaluara.

“Ai po tregon që këto punë që kanë nisur më herët e që tash po rastisin të finalizohen. Arsyeja kryesore, për të cilën kryeministri nuk foli në status, është ajo që secili prej këtyre proceseve është i ndërlidhur me dialogun…”, shtoi më tej ai.

Analisti Visar Ymeri potencon se Kurti e ka bërë një gabim të madh vitin e kaluar, kur ka menduar që marrëveshja që po e pranon nuk do të zbatohet, sepse do të refuzojë Serbia së zbatuari.

“Dhe tash ka fundi i vitit ka filluar ta shohë dhe të kuptojë që mbase edhe Serbia do ta zbatojë, që i bie se trysnia më e madhe do të bie te Kosova. Zbatimi i marrëveshjes për planin franko-gjerman, nëse kjo marrëveshje do të ketë efekt pozitiv te vendet mosnjohëse apo do të mbesin në mënyrën se si janë”, përfundoi ai.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika