Ymeri: Vendimi i Kurtit për 100 € është elektoral

Analisti i Debat Plus, Visar Ymeri ka thënë se vendimi i së dielës i qeverisë i kryeministrit Kurti për ndarjen e shtesave prej 100 euro për fëmijë dhe pleqtë është një prej vendimeve elektorale të tij.

Pavarësisht se shtesa të tilla kishte nda edhe viteve të kaluara, Ymeri ka thënë se ky vit dallon nga vitet e kaluara pasi që në vitin 2022 ka qenë inflacioni shumë i lartë dhe kemi pas momente të krizave ekonomiko-sociale.

“Si vjet, në fund të vitit nuk ka asgjë të jashtëzakonshme nëse krahason me pjesët e tjera të vitit që i bie që këto [100€] epen me qëllim me kriju një rritje të popullaritetit për kryeministrin dhe qeverinë për zgjedhjet e 9 shkurtit sa që kanë për qëllim me ndihmu këdo e sado pak me këto para”, ka thënë Ymeri.

Ai tutje ka thënë se pavarësisht se disa familje duke pas numër më të madh të fëmijëve apo edhe pensionistëve mund të përfitojnë më shumë se 100 euro për to këto para janë të mirëseardhura, por me këto para nuk mundet me u sanu situata me vendime ad hock.

Tutje Ymeri ka thënë se këto para nuk kanë qenë të buxhetuara dhe për të kjo është problem në vete.

Me këto shpërndarje sipas ish liderit të VV-së, Kurti po mundohet të bëjë më shuëm një “investim në kultin e personalitetit”

“Sepse në njëfarë mënyre këto vendime të mirëqenies sociale po i lidh me emrin e vet… ky përmes qëtyne pareve po don me aludu te një lidhje e drejtpërdrejtë në mes të qytetarit dhe kryeministrit e jo përmes krijimit të një sistemi i cili është ky ndërmjetësuesi që institucionalizon solidaritetin dhe dhe për të cilin nuk kemi na nevojë me prit apo na i jep qeveria a jo sepse dihet që e ka obligim me na i dhanë”, ka thënë Ymeri.

Ai tutje ka thënë se pavarësisht se disa familje duke pas numër më të madh të fëmijëve apo edhe pensionistëve mund të përfitojnë më shumë se 100 euro për to këto para janë të mirëseardhura, por me këto para nuk mundet me u sanu situata me vendime ad hock.

Shija e redaktorit

Osmani uron mirëseardhje Starlink-ut në Kosovë

Presidentja e vendit Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink. “Mirësevjen në Kosovë”, ka shkruar Osmani në...

Elon Musk njofton: Starlink tashmë është edhe në Kosovë

Starlink, platforma e internetit satelitor të Starlink Services, LLC, një degë në pronësi të plotë të kompanisë amerikane të hapësirës ajrore SpaceX të Elon...

Edi Rama merr dhuratë nga Rexhep Selimi: Ma përcolli sot...

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka marrë dhuratë një pikturë me përkrenaren e Skënderbeut nga Rexhep Selimi. Në një postim në rrjetet sociale<a href="http://<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fposts%2Fpfbid02PQ6a5X5tJPRH6vFVLUxs9rQnDsKmcvppdUZMx7anrnr2hL4B3rkAacb8eHe9So3el&show_text=true&width=500"...

Të fundit nga rubrika