Ymeri: Vuçiqi në njëfarë mënyre e pranoi se Kosova nuk është pjesë e Serbisë

Analisti Visar Ymeri, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në njëfarë mënyre e ka pranuar se Kosova nuk është pjesë e Serbisë. Kjo sipas tij, ngase në adresimin për media, presidenti serb ka thënë se Serbia është pjesë e OKB-së, kurse Kosova jo

Visar Ymeri, analist në Debat Plus

Analisti Visar Ymeri, ka thënë se nga ajo që u dëgjua nga takimi në Bruksel, për parime as që do të diskutohet.

Sipas tij, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në njëfarë mënyre e ka pranuar se Kosova nuk është pjesë e Serbisë.

Kjo sipas tij, ngase në adresimin për media, presidenti serb ka thënë se Serbia është pjesë e OKB-së, kurse Kosova jo.

Po ashtu, Ymeri tha se kishte një ndryshim të gjuhës së Vuçiqit, teksa shton se i njëjti dukej më i shqetësuar.

“Ka një ndryshim të gjuhës së presidentit të Serbisë karshi dialogut. Ishte më i shqetësuar dhe shumë i kujdesur në gjuhën që e përzgjodhi. Një njëfarë mënyrë Vuçiqi e pranoi se Kosova nuk është pjesë e Serbisë derisa tha se Serbia është pjesë e OKB-së e Kosova jo, ky është rezultat i procesit të dialogut. Edhe Kurti ishte i rezervuar në gjuhën”, ka thënë ai në emisionin “Debat  Plus”, në RTV Dukagjini.

Ai ritheksoi një pjesë të fjalimit të Shefit të politikës së jashtme, Josep Borrell, i cili ka thënë se pjesa e parë është kryer dhe finalizuar.

“E dyta kur ai iu referua komunitetit serb në Kosovë dhe Kishës Ortodokse Serbet tha se do të ketë më shumë siguri. Është e vështirë të kuptohet se për çka janë pajtuar dhe për çka jo”, shtoi ai.

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika