Analisti politik, Visar Ymeri, e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës se po tenton ta mbulojë korrupsionin duke e përdorur veriun.
Ai në “Debat Plus” tha se gjithmonë në skenën politike të Kosovës janë ndëshkuar partitë për të cilat ka pasur perceptim se janë të korruptuara.
“VV-ja dhe deputetët e tyre duhet të jenë të vetëdijshëm që nuk mundesh me mbulu korrupsionin, hajninë me veriun e as duke thënë ata kanë qenë më të këqij se ne. Në Kosovë ka pasur përmbysje për këto arsye, për shkak që ka pasur një bindje që janë të korruptuar e pastaj është votu dikush tjetër. VV po synon ta ndërtojë një fushatë, që me i mbulu këto gjëra, duke thënë se i kemi disa suksese. Ky mundet me qenë mashtrimi i radhës, [Serbia po don me na sulmu], por mos e përdor këtë kartë me mbulu hajninë, është e pandershme”, tha ai.