Analisti politik, Visar Ymeri, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka pasur avantazh ndaj partive tjera për ta luftuar korrupsionin, por një gjë të tillë nuk e ka shfrytëzuar.
Ai në “Debat Plus”, tha se VV-ja ka hyrë në Qeveri me njerëz të ri dhe se luftimi i korrupsionit do ishte më i lehtë për ta. Por, sipas tij me të marrë pushtetin VV-së filloi t’i pëlqejë edhe korrupsioni, herë për interesa partiake e herë personale.
“VV thënë se buti ka dështu në këtë pikë, e thënë më pak butë, VV=së ka filluar me pëlqy keqpërdorimi i aparatit shtetëror për përfitime partiake e herë personale. Aferat që po dalin po tregojnë jo që janë imun ndaj korrupsionit, po ju ka vytë pak kohë me i kriju mekanizmat me u marrë me të njëjtat gjëra që i kemi digju në të kaluarën”, tha ai.
Sipas Ymerit, Albin Kurti është i gatshëm t’i luftojë të korruptuarit e partive tjera por jo edhe korrupsionin brenda partisë së tij.
“Kryeministri Kurti me sjelljen e vet n aka tregu që është I gatshëm me I lfutu deri në të fundit të korruptuarit e tjerëve e me mbajt secilin të korruptuar të partisë së vet, që dyshohen se nuk ka vendime gjyqësore, kjo tregon që nuk e ki për me luftu korrupsionin, ti e përrdor luftën kundër korrupsionin për me luftu opozitën, ose njerëz që s’të pëlqejnë, biznesmenë të caktuar, media, gazetarë, secili njeri që nuk të shkon përqefi”, tha ai.