Yoon: Koreja e Jugut duhet t’i përgjigjet çdo provokimi të Koresë së Veriut

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol, ka thënë se çdo provokim i Koresë së Veriut duhet të përballet pa hezitim me hakmarrje

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol, tha çdo provokim i Koresë së Veriut duhet të përballet pa hezitim me hakmarrje, pavarësisht armëve bërthamore që ka Phenjani.

Këto komente të lëshuara nga zyra e presidentit jugkorean erdhën pasi dronët e Koresë së Veriut hyn në territorin e Jugut.

Pesë dronë të Koresë së Veriut kaluan në territorin e Koresë së Jugut, të hënën, duke detyruar ushtrinë e Jugut që t’i aktivizojë avionët dhe helikopterët luftarakë për t’i rrëzuar dronët.

Kjo ishte hera e parë që nga viti 2017, që Koreja e Veriut ka bërë një inkursion të tillë.

“Ne duhet të ndëshkojmë me të hakmerremi ndaj çdo provokimi të Koresë së Veriut. Ky është mjeti më i fuqishëm për të zmbrapsur provokimet”, tha Yoon, gjatë një takimi me këshilltarët e tij.

“Ne nuk duhet të kemi frikë apo të hezitojmë vetëm pse Koreja e Veriut ka armë bërthamore”, shtoi ai.

Inkursioni i së hënës nxiti kritika në Korenë e Jugut, për aftësitë mbrojtëse të shtetit. Yoon kritikoi ushtrinë për dështimin që t’i rrëzojë dronët, të cilët fluturuan për orë të tëra mbi territorin e Koresë së Jugut.

Ushtria e Koresë së Jugut kërkoi falje për mënyrën se si është përgjigjur pas futjes së dronëve të Koresë së Veriut, duke argumentuar se dronët ishin shumë të vegjël dhe ishte vështirë që të rrëzoheshin.

Më pas, Koreja e Jugut u kundërpërgjigj duke dërguar dronë mbi Korenë e Veriut, të cilët fluturuan për tri orë.

Raportet midis Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut kanë qenë të tensionuara për dekada me radhë, por tensionet janë rritur qëkur Qeveria e Yoonit mori mandatin në muajin maj, duke treguar se ka një politikë më të ashpër me Veriun.REL

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika