Lëvizja që pritet të bëjë YouTube, rreth heqjes së video-ve që përmbajnë infomacione jo të vërteta dhe të pasigurta rreth abortit, ka ardhur pasi gratë kanë kërkuar inofmacione të bësueshme në lidhje më sinformatat në internet rreth shtatzaninsë, dhe pas heqejs së drejtës ppër abort në shumë shtet në Shtetet e Bashkuara të Amërikës.
“Ne besojmë se është e rëndësishme t’i lidhim njerëzit me përmbajtje nga burime autoritare në lidhje me temat shëndetësore dhe ne i rishikojmë vazhdimisht politikat dhe produktet tona ndërsa zhvillohen ngjarjet e botës reale,” tha një zëdhënës i YouTube, njofton AFP.
Shembuj të përmbajtjes që YouTube do të heqë nga platforma e tij globalisht përfshijnë udhëzime për aborte të pasigurta në shtëpi dhe pretendime të rreme, siç është rreziku i lartë i procedurës që shkakton kancer ose infertilitet.
YouTube tha se do të fillojë gjithashtu të shtojë informacion nga Biblioteka Kombëtare e Mjekësisë në video ose pyetje të lidhura me abortin për të ofruar një kontekst të besueshëm.
Ndërsa, shumë aktivistët dhe politikanë i kanë bërë thirrje Google dhe gjigantëve të tjerë të teknologjisë që të kufizojnë sasinë e informacionit që mbledhin për të shmangur përdorimin e tij për hetime dhe ndjekje penale të abortit.