Yuri Kim: Ne inkurajojmë Shqipërinë që të mundësojë votën e diasporës

Sipas ambasadores se Shteteve të Bashkuar të Amerikës(ShBA), Shqipëria duhet t’iu mundësoj diasporës se saj votimin. Tutje ajo ka thënë se ShBA është e kënaqur të mbështesë Shqipërinë në përpjekjet e saj, për të forcuar institucionet dhe proceset gjyqësore

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim,

“Ne inkurajojmë Shqipërinë që të mundësojë votën e diasporës sa më shpejt që të jetë e mundur, siç e kërkon Kushtetuta”, ka shkruar ambasadorja e Shteteve të Bashkuar të Amerikës(ShBA), në Shqipëri Yuri Kim.

Ajo ka tregua që është takuar me kryediplomatin e OSBE-së, Del Monaco, me të cilin ka diskutuar për angazhimin e përbashkët të dy vendeve për të mbështetur zgjedhjet e lira e të ndershme, Reformën në Drejtësi dhe luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore.

“U takova me ambasadorin e OSBE-së, Del Monaco, për të diskutuar angazhimin tonë të përbashkët për të mbështetur zgjedhjet e lira dhe të ndershme, reformën në drejtësi dhe luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore”, ka shtuar ajo.

Tutje ajo ka tregua se ShBA-ja është  në gjendje gatishmëri që t’i dal në ndihem shtetit shqiptar.

“SHBA është e kënaqur të mbështesë Shqipërinë në përpjekjet e saj për të forcuar institucionet dhe proceset gjyqësore, duke përfshirë zhvillimin e programit të ri të mastarit në kriminologji”, shkruan Yuri Kim në Twitter.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika