Zabërgja: Vota e Nismës nuk ka qenë pro e procesit të këmbimit të pronave

Endrit Zabërgja nga Nisma Socialdemokrate ka thënë se vota e Nismës edhe në mandatin e kaluar edhe në këtë mandat nuk ka qenë pro procesit të këmbimit të pronave në Badoc.

“Vota e NISMËS edhe në mandatin e kaluar edhe në këtë mandat nuk ka qenë pro këtij procesi”, ka deklaruar Zabërgja.

Në emisionin “Debat Plus”, Zabërgja ka thënë se procese të tilla duhet të jenë transparente dhe të plotësuara me dokumente të nevojshme, duke pasur parasysh katrahurën e shkaktuar nga kjo lëndë.

“Procese të tilla duhet të jenëp transparente dhe të plotësuara me dokumente të nevojshme, duke pasur parasysh katrahurën e shkaktuar. Ne nuk kemi besuar se vota pro është e duhur në atë moment, besojmë se procedurat duhet të ndiqen”, ka vijuar ai.

Ndryshe, Komuna e Prishtinës është obliguar të martën nga Gjykata Themelore të mos marrë asnjë hap për jetësimin e këmbimit të pronave komunale te Prishtina e Re me ato private në Badoc, që u përkasin ish-klientëve të kryetarit, Përparim Rama.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika