Zbardhen detaje për sulmin në shkollën fillore të Teksasit

Gjersa njerëzit mblidhen në shkollën fillore "Robb", janë zbuluar mesazhe të cilat sulmuesi i kishte lënë para se të fillonte sulmin në një shkollë të Teksasit

Guvernatori i Teksasit, Gregg Abbott flet për mediat në shkollën e mesme Uvalde, një ditë pasi një person i armatosur vrau 19 fëmijë dhe dy mësues në shkollën fillore Robb në Uvalde, Teksas, SHBA, 25 maj 2022.

Sulmuesi 18 vjeçar, Salvador Rolando Ramos, që vrau 19 fëmijë dhe dy mësues në shkollën fillore në Teksas kishte shkruar “Unë do të qëlloj një shkollë fillore” në një mesazh në Facebook, 15 minuta para se të shkonte brenda një klase dhe të qëllonte pa dallim, kanë thënë zyrtarët të mërkurën.

Përveç mesazhit në Facebook, personi i armatosur nuk dha “asnjë paralajmërim kuptimplotë”, ka thënë guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, në një konferencë shtypi.

Dy mesazhet e tjera thoshin: “Unë do të qëlloj gjyshen time” dhe “Unë qëllova gjyshen time”, transmeton “CNBC“.

Andy Stone, një zëdhënës i Metës, kompania mëmë e Facebook-ut, ka thënë se paralajmërimet u dërguan në mesazhe private njëra pas tjetrës dhe u gjetën pas të shtënave.

“Facebook po bashkëpunon me zbatimin e ligjit”, ka thënë ai në një postim në Twitter.

Njerëzit mblidhen në shkollën fillore Robb, skena e të shtënave masive në Uvalde, Teksas, 25 maj 2022.

Pasi qëlloi gjyshen në fytyrë, ai ka shkuar me makinë në shkollën fillore “Robb” në Uvalde, ka përplasur makinën e tij aty dhe me vete mbante një pushkë, ka thënë Abbott në një konferencë shtypi që u shndërrua në kaos.

Beto O’Rourke, një kandidat demokrat për guvernator të Teksasit, ka ndërprerë konferencën për shtyp, duke i thënë Abbott se të shtënat ishin “krejtësisht të parashikueshme” dhe se ai “nuk po bënte asgjë”.

“Viktimat ishin në një klasë”, ka thënë për CNN, nënkoloneli Chris Olivarez, një zëdhënës i Departamentit të Sigurisë Publike të Teksasit.

Të mërkurën, Olivarez ka thënë, në emisionin “TODAY” të NBC, se sulmuesi “ishte në gjendje të hynte në një klasë, u barrikadua brenda asaj klase dhe filloi të qëllonte shumë fëmijë dhe mësues që ishin në atë klasë, duke mos pasur parasysh jetën njerëzore. .”

“Oficerët që ishin të parët në vendngjarje dëgjuan të shtënat dhe u përpoqën të futeshin, por u ndeshën me një breshëri plumbash”, tha ai. Disa prej tyre u goditën.

Shtëpia e të armatosurit të dyshuar, 18-vjeçarit Salvador Ramos.

Në pamundësi për të ndalur menjëherë masakrën në klasë, oficerët punuan për të evakuuar studentët dhe anëtarët e stafit nga pjesët e tjera të ndërtesës.

Ndërkaq, njëri nga mësuesit ka cilësuar kohën e të shtënave si “ishin 35 minutat më të gjata të jetës sime”.

Brenda klasës ku personi i armatosur u barrikadua, mësueset Eva Mireles dhe Irma Garcia  po përpiqeshin të mbronin nxënësit e tyre kur u qëlluan për vdekje, kanë thënë të afërmit.

Shumë nga nxënësit që u vranë ishin në klasë të katërt. Personi i armatosur qëlloi në njërën, Amerie Jo Garza, ndërsa ajo u përpoq të telefononte 911, ka thënë gjyshja e saj Berlinda Irene Arreola për “Daily Beast”.

Studentë të tjerë të konfirmuar se janë vrarë janë, Xavier Lopez 10 vjeç, Jose Flores Jr. 10 vjeç, Uziyah Garcia, Alithia Ramirez, Annabell Guadalupe Rodriguez 10 vjeç, Eliahana Cruz Torres 10 vjeç, Eliahna “Ellie” Garcia 10 vjeç, Rojelio Torres 10 vjeç, Jacklyn Cazares 10 vjeç, Jailah Nicole Silguero, Jayce Carmelo Luevanos, Alexandria “Lexi” Aniyah Rubio, Tess Mata, dhe Makenna Lee Elrod.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika