Zbatimi i zorshëm, ngecë zbatimi i Marrëveshjes për Energjinë

Edhe pak ditë bëhen plotë 1 vit prej se Kosova e Serbia, u dakorduan që të fillojë faturimi i energjisë elektrike në pjesën veriore të Kosovës. Madje ZRRE tash e shumë muaj i ka lëshuar edhe licencën kompanisë serbe Elektrosever, e cila vazhdimisht ka shkelur udhërrëfyesin e hartuar për zbatimin e marrëveshjes për energjinë

Foto ilustrim

Vetëm 4 pika të udhërrëfyesit për zbatimin e marrëveshjes për energjinë në pjesën veriore, kanë arritur të zbatohen për gati 1 vit.

Në qershor të vitit të kaluar Kosova e Serbia, kishin arritur marrëveshje për zbatim të marrëveshjes për energjinë në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Por, kompania e licencuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë, nuk kishte respektuar pikat e këtij udhërrëfyesin, çka u desh ndërhyrja edhe njëherë e Bashkimit Evropian.

Sipas, ZRRE-së, edhe pas një viti, zbatimi i këtij udhërrëfyesin ka mbetur në pikën 5 të saj.

“Deri me tani siç është parapara në Udhërrëfyesin për zbatimin e marrëveshjes për energji janë nënshkruar; Marrëveshja Kornizë për Aderim në Rregullat e Tregut, Marrëveshja mbi detyrimet e Balancimit, si dhe është marrë kodi i idendifikimit të Energjisë (EIC) për të kryer aktivitetet e parashikuara nga Licenca për Furnizim. Në proces janë marrëveshjet komerciale me KEDS për Ofrimin e Shërbimeve në katër komunat veriore, si dhe çështjet tjera që kanë të bëjnë me ofrimin e qasjes ne nënstacionin e Vallaqit dhe në infrastrukturën e transmetimit (KOSTT) dhe shpërndarjes (KEDS)”.

Sipas ZRRE-së, KEDS, KESCO dhe KOST, me kohë kanë përmbushur obligimet e tyre, dhe se janë në komunikim të vazhdueshëm më kompaninë Elektrosever dhe institucionet e tjera të përfshira në këtë.

“KEDS, KESCO dhe KOSTT kanë pasur komunikime të vazhdueshme me Elektrosever për sa i përket përmbushjes së obligimeve që dalin nga vendimi i Bordit  të ZRRE-së. KOSTT ka dërguar me kohë tek Elektrosever të gjitha marrëveshjet e domosdoshme teknike për të operuar në tregun e energjisë në Kosovë, siç janë: Marrëveshjen për Aderim në Rregullat e Tregut dhe Marrëveshjen mbi detyrimet e balancimit. Ndërsa KEDS ka dorëzuar marrëveshjen e Kyçjes, pritjet janë që KEDS të dërgojë tek Elektrosver edhe marrëveshjen komercialë për ofrimin e shërbimeve”.

Por, se për kohën se kur do të fillojë faturimi i energjisë elektrike në veri të vendit, nuk ka treguar ky institucion, ashtu sikur për këtë çështje nuk ka kthyer përgjigje as Ministria e Ekonomisë, e qeveria që nga fillimi i kësaj jave.

E sipas organizatës INDEP, përfaqësuesit e Bashkimit Evropian duhet të bëjnë më shumë presion tek pala serbe, që ky udhërrëfyesin të zbatohet sa më shpejtë, në mënyrë që të mos dëmtohet edhe më shumë buxheti i Kosovës.

Tutje ai shton se kjo çështje është politike, dhe se si e tillë do të trajtohet deri në fund.

Banorët e 4 komunave veriore të Kosovës, nuk kanë paguar asnjëherë shpenzimin e energjisë elektrike, dhe se për të mbuluar koston e asaj pjesë, ndër vite qeveria ka ndarë buxhet. Vite më parë, shuma e shpenzuar në atë pjesë, u ishte faturuar qytetarëve të tjerë të Kosovës.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika