Zbulohen dokumente të tjera sekrete në shtëpinë e Presidentit Biden

Joe Biden, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Byroja Federale e Hetimeve, FBI, ka gjetur dokumente të tjera sekrete në shtëpinë e Presidentit Joe Biden në shtetin Dellauer. Përfaqësuesi ligjor i Biden njoftoi se të premten u zbuluan gjashtë dokumente të reja gjatë një procesi kërkimore prej 12 orësh.

Gjashtë dokumente të tjera, të shënuara si të klasifikuara, u zbuluan të premten gjatë kërkimeve nga Departamenti i Drejtësisë në shtëpinë e Presidentit Joe Biden në shtetin Delaware.

Avokatët e presidentit njoftuan të shtunën se disa nga dokumentet e zbuluara datojnë nga koha kur Biden shërbente në Senat dhe të tjerat gjatë kohës që ishte në postin e nënpresidentit të vendit.

Punonjësit e FBI-së gjithashtu gjetën shënime me dorë të Biden nga koha kur ai shërbente në administratën e Presidentit Obama.

Avokati i presidentit tha se kërkimi filloi pak para orës 10 të mëngjesit të premten dhe përfundoi rreth orës 10:30 të mbrëmjes. Ai shtoi se procesi i kërkimit ishte me bazë vullnetare, në praninë e ekipit ligjor të presidentit dhe përfaqësuesve ligjor të Shtëpisë së Bardhë.

Presidenti dhe bashkëshortja e tij nuk ishin të pranishëm. Lajmi u konfirmua edhe nga zyra e prokurorit të shtetit Illinoi, e cila po shqyrton dokumentet në fjalë. Avokati i Presidentit Biden, Rich Sauber, lëshoi një deklaratë për shtyp, shkruan VOA.

“Jemi përpjekur të balancojmë rëndësinë e transparencës publike, aty ku është e përshtatshme, me normat dhe kufizimet e vendosura të nevojshme për të mbrojtur integritetin e hetimit. Ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë gjatë gjithë rrjedhës së bashkëpunimit tonë me Departamentin e Drejtësisë”.

Grupi i parë i dokumenteve u zbulua në nëntor në një zyrë private që përdorte Biden pas largimit nga posti i nënpresidentit. Në dhjetor u zbuluan dokumente të tjera të klasifikuara në shtëpinë e Biden në shtetin Delaware. Gjetjet nuk u bënë publike deri në janar.

Mënyra e trajtimit të dokumenteve po hetohet nga një prokuror i posaçëm.

Gjatë një prononcimi për median të enjten, Presidenti Biden këmbënguli se ekipi i tij ligjor po vepron në bazë të ligjit dhe se po bashkëpunon plotësisht me hetimet.

“Nuk jam penduar. Po ndjek këshillat e avokatëve”, tha Biden.

Ligjvënësit republikanë kanë ngritur pikëpyetje ndaj administratës lidhur me transparencën dhe kohën e daljes së dokumenteve.

“Do të përsëris atë që ai (Presidenti) ka thënë disa herë, por në të vërtetë ai i trajton me seriozitet dokumentet e klasifikuara”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika