Zbulohen dy laboratorë të narkotikës në Kosovë

Policia e Kosovës ka zbuluar dy laboratorë në Kosovë, prodhues të lëndëve narkotike. Hetimi i ka kaluar Drejtorisë së Antidrogës.

“Laboratorët e tillë arrijnë vlera milionëshe” ka thënë Reshat Murseli, udhëheqës i drejtorisë, duke shtuar se këto vendburime është vështirë të identifikohen, pasi duken si objekte të mbyllura dhe të pashfrytëzuara. Ai, gjithashtu, shton se këto vlera mund të jenë akoma më të mëdha, në qoftë se tregu i shitjeve është ai i jashtmi.

“Mundësia që një gjë e tillë të jetë gjithmonë e më tepër në rritje është më se e dukshme”-ka shtuar avokati Skender Musa. I shqetësuar është lajmëruar edhe Safet Blakaj, i cili ka shfaqur dukshëm shqetësimin për përdorimin e lëndëve narkotike nga grupmoshat e reja.

Pak ditë më parë, Drejtoria e Antidrogës kishte zbuluar një laborator të tillë në një fshat të Suharekës, duke arrestuar gjashtë persona si të përfshirë të rastit.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika