Zbulohen ofertat e refuzuara nga Chelsea për Brojën, shihet si e ardhmja e klubit londinez

Chelsea e ka në planin e saj afatgjatë sulmuesin e Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja

Jo pak oferta kanë ardhur në drejtim të Chelsea gjatë verës për shtatlartin shqiptar.

Megjithatë, secila prej tyre është refuzuar, pavarësisht se Broja ishte duke u rikuperuar nga lëndimi.

Gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano, ka zbuluar se Milan, West Ham dhe një skuadër tjetër kishin provuar të ‘rrëmbenin’ atë nga ‘Stamford Bridge’.

Por, sipas tij largimin e Brojës nuk e kishin lejuar drejtuesit e klubit londinez së bashku me trajnerin, Mauricio Pochettino.

Pas një kohe të gjatë, 22-vjeçari të dielën u rikthye në fushën e gjelbër, ku luajti më shumë se dhjetë minuta ndaj Aston Villas.

E tani do të luftojë për pozitën e titulluarit me senegalezin, Nicolas Jackson.

Ekzistojnë gjasat që nga minuta e parë, Armando Broja të luajë të mërkurën kundër Brighton, në kuadër të Carabao Cup.

Rikthimi i tij është një lajm i mirë edhe për Kombëtaren e Shqipërisë, e cila më 12 tetor pret Çekinë në ‘Air Albania’.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika