Zbulohet arsyeja e “dytë” e ardhjes së Rita Orës në Prishtinë

Këngëtarja me bagazh botëror e me rrënjë nga Kosova, Rita Ora ka thënë se ditëlindja e saj e festuar në vendlindje nuk ishte vetëm një arsyeje e ardhjes së saj në Kosovë.

Ajo ka bërë të ditur rreth projekteve të saj të fundit dhe festa e ditëlindjes nuk ishte arsye e vetme, por edhe dokumentari i cili do ti kushtohet kulturës rinore në Kosovë.

Në një intervistë për tabloidin britanik The Sun, Rita tha: “Jam në mes të xhirimeve të një dokumentari për kulturën e nëndheshme të fëmijëve [në Kosovë]”.

“Gjashtëdhjetë për qind e popullsisë sonë është nën moshën 35 vjeç, e cila është super e re”, shtoi Rita.

“Kjo tregon se ka kaq shumë zemërim dhe zhgënjim që po ndodh nën të gjitha kufizimet që na është dashur të shohim në historinë e vendit tonë”.

Ajo ka shprehur se ka bashkëpunuar me producent që janë të apasionuar pas Kosovës.

“Kam punuar me producentë që janë vërtet të apasionuar pas Kosovës dhe prej nga jam unë. Të bësh muzikë dhe të jesh e hapur është padyshim e diskutueshme”, tha Ora për The Sun.

Rita u kthye në atdheun e saj fundjavën e kaluar për të festuar ditëlindjen e saj të 33-të me bashkëshortin, regjisorin Taika Waititi.

I pari i Prishtinës, Përparim Rama, e ka pritur në aeroport këngëtaren me famë botërore, Rita Orën.

Me këtë rast, ajo poashtu është pritur në takim nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili edhe ka ndarë disa momente me të dhe bashkëshortin e saj.

Kurti, në Facebook, tregoi se me ta bisedoi për artin, kulturën dhe për atë se cfarë mund të bëhet në të ardhmen.

Ndryshe, duke folur për udhëtimin, Rita zbuloi se ajo mori kohë nga pushimi për të filmuar disa skena për dokumentarin e saj të ardhshëm.

Ajo shtoi: “Unë shkoj atje dhe ata më shikojnë si të isha nga bota tjetër”.

“Sikur nuk është një gjë e vërtetë për ta, por shpresa për të qenë në gjendje të bëj diçka që është ajo që bëj unë”.

“Unë bëj punën e ëndrrave të mia, por kam punuar për të arritur këtu ku jam, por kur kthehem nuk mund t’i lidh akoma pikat e asaj pak shprese që ata kanë humbur. Ishte emocionuese për mua”, përfundoi këngëtarja e lindur në Prishtinë.

Gjatë qëndrimit në vendlindje, këngëtarja e hiteve botërore u nderua edhe me “Çelësin e Prishtinës”, i cili iu dorëzua nga i pari i kryeqytetit, Përparim Rama.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ia ka dorëzuar këngëtares kosovare me famë botërore e me rrënjë shqiptare, Rita Ora, çelësin e kryeqytetit.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një videoje të postuar në rrjetin social Facebook, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

“Në emër të Kryeqytetit, ju dhuruam “Çelësin e Qytetit” për emocionet e veçanta që na dhuroni, dhe Rita përfaqësimin e dinjitetshëm që na bën në mbarë botën”, ka shkruar Rama në rrjetin social Facebook.

Prezent në këtë ngjarje qe edhe ambasadori në largim i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika