Zbulohet një varrezë masive në Ukrainë

Maxar Technologies identifikon varreza masive në Mariupol

Të martën, zyrtarët ukrainas kanë identifikuar vendndodhjen e një varreze masive jashtë Mariupolit. Një identifikim i tillë është bërë nga kompania Maxar Technologies, raporton “Reuters“.

“Si rezultat i një kërkimi dhe identifikimi të gjatë të varrezave masive të banorëve të vdekur të Mariupolit, ne vërtetuam faktin se shumë banorë të vdekur të Mariupolit ishin varrosur në fshatin Manhush”, ka thënë Petro Andriushchenko, këshilltar i kryetarit të bashkisë së Mariupolit.

Andriushchenko i cili aktualisht nuk gjendet në Mariupol, ka publikuar kordinatat duke thënë se varret masive me përmasa afro 30 metra, gjendeshin në Manhush, 19 kilometra në perëndim të Mariupolit.

“Kamionët bartin trupat e të vdekurve, në fakt, thjesht i hodhën në bagazh”, tha ai, “kjo është dëshmi e drejtpërdrejtë e krimeve të luftës dhe përpjekjeve për t’i mbuluar ato”.

Për më tepër, së bashku me kordinatat, Maxar Technologies ka publikuar imazhe satelitore të cilat janë prova koherente të këtyre varrezave masive.

Pamja satelitore e varrezave masive, identifikuar nga “Maxar Technologies”

Kryebashkiaku i Mariupolit, Vadym Boichenko pretendon se gjatë bombardimeve  kanë vdekur afro 20 mijë njerëz.

“Më shumë se 20 mijë civilë, përfshirë gra, fëmijë dhe të moshuar, vdiqën në rrugët e qytetit tonë nga artileria armike, aeroplanët”, tha ai. “Dhe kjo është e bazuar në dëshmitë e krerëve të shërbimeve tona komunale, të cilët e panë atë. Dhe për fat të keq, ne kemi parë që trupat e banorëve të vdekur të Mariupolit kanë filluar të zhduken nga rrugët e qytetit tonë”, përcjell “cbsnews.com”.

Rusia filloi sulmet në Ukrainë që nga 24 shkurti i vitit 2022.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika