Tash e disa javë Televizioni Dukagjini ka nisur të promovoj formatin më të ri të reality/dating, “Kush kë?!”
Teksa, sonte është zbuluar prezantuesja e njohur kosovare që do të drejtoj këtë spektakël dashurie.
“Kush kë?!” i është besuar moderatores Genta Cana, ku të rinjtë jo vetëm që do të gjejnë shpirtin binjak por edhe do të jenë në garë për të fituar për herë të parë në formatet e tilla në Kosovë, çmimin prej 10 mijë eurove.
Nëse jeni single dhe kujtoni se është koha të zbuloni partnerin tuaj, ky dating show është mundësia më e mirë për ju.
TV Dukagjini ju fton të aplikoni dhe të bëheni pjesë e këtij formati të ri emocionues të dashurisë.
Aplikimet përmes postës elektronike janë akoma të hapura për vajzat e djemtë që dëshirojnë të bëhen pjesë e spektaklit.
Për të aplikuar, dërgoni një email në adresën: [email protected] dhe jepni mundësinë tuaj për të zbuluar dashurinë e vërtetë.