Zbulohet se PSG do ta lërë Mbappen të largohet për ofertë rekord botëror

Kylian Mbappe tani është në 11 muajt e fundit të kontratës së tij në kryeqytetin francez dhe ai nuk e ka fshehur dëshirën e tij për një fillim të ri larg kampionëve të Ligue 1

Kylian Mbappe

Ylli francez, Kylian Mbappe, thuhet se do të lejohet të largohet nga Paris Saint-Germain, nëse klubi merr një ofertë rekord botëror për të.

Sipas gazetës spanjolle AS, kampionët e Ligue 1 janë gati t’i ndajnë rrugët me superyllin e tyre nëse ndonjë klub ofron 250 milionë euro, pasi ata nuk duan ta humbin lojtarin falas vitin e ardhshëm.

Pas bisedimeve “mesatarisht optimiste” mes rrethit të lojtarit dhe Katarit, të dyja palët kanë rënë dakord për këtë.

Po ashtu, raportohet se PSG e di se ka kohë në anën e saj dhe do ta shtyjë lojtarin gjatë sezonit 2023-24 për të nënshkruar zgjatjen.

Megjithatë, ata nuk kanë marrë ende një ofertë zyrtare për lojtarin pasi ai u rikthye në ekipin e parë nën drejtimin e Luis Enrique.

Real Madridi është i vetëdijshëm se PSG kërkon 250 milionë euro për lojtarin, por ata nuk janë kthyer me një ofertë konkrete.

Mbappe gjithashtu është përmbajtur të deklarojë publikisht se dëshiron të largohet dhe në vend të kësaj ka pohuar vazhdimisht në të kaluarën se do të vazhdojë në Parc des Princes në sezonin 2023-24.

Përfaqësuesit e Mbappes do të takohen sërish këtë javë me zyrtarët e PSG-së, ku i pranishëm do të jetë edhe presidenti i klubit, Nasser Al Khelaifi.

Të dyja palët janë kthyer në bisedime pasi klubi shpreson ta bindë atë të nënshkruajë një zgjatje të paktën deri në vitin 2025.

Shija e redaktorit

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

Të fundit nga rubrika