Zbuten tensionet në mes të Greqisë dhe Turqisë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, dhe kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, zhvilluan një takim ballë për ballë dhe ranë dakord të shfrytëzojnë “momentin e duhur” për përmirësimin e marrëdhënieve, i krijuar pas tërmeteve që goditën Turqinë më herët gjatë vitit

Presidenti, Erdogan, në takim me kryeministrin grek, Mitsotakis./ Foto: Presidenca Turke.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis e mbajtën takimin dypalësh në kuadër të samitit të NATO-s në Vilnius të Lituanisë dhe atmosfera e tij ishte pozitive, raportoi zyra e shtypit e Presidencës turke.

Sipas një njoftimi për shtyp, dy liderët ranë dakord se është në përfitim të dy vendeve që klima e krijuar në muajt e fundit sa u takon marrëdhënieve dypalëshe të ketë vazhdimësi dhe qëndrueshmëri.

Erdogan dhe Mitsotakis ranë dakord që si fqinjë të aktivizojnë kanale të shumëfishta komunikimi në një të ardhme të afërt dhe të mbajnë takimin e ardhshëm të Këshillit të Bashkëpunimit të nivelit të lartë në Selanik në vjeshtë, transmeton Dukagjini.

Presidenti turk, Erdogan, dhe kryeministri grek, Mitsotakis, u kërkuan ministrave të Jashtëm përkatës, të cilët i shoqëronin në samit, të menaxhojnë këtë proces dhe të raportojnë për progresin e tij.

“Krerët e shteteve theksuan se mezi presin të intensifikojnë kontaktet në të gjitha nivelet, për të krijuar një klimë besimi dhe kushtet që do të çojnë drejt përmirësimit të marrëdhënieve greko-turke”, vijon komunikata.

Në një deklaratë për media, edhe kryeministri grek, Mitsotakis, u shpreh në të njëjtën linjë.

“Ne kemi dallime të theksuara, por mund të biem dakord për një udhëzues përmes të cilit mund të zgjidhin këto dallime gjeopolitike si caktimin e kufijve të zonave detare, atë të zonave ekskluzive ekonomike dhe kontestet në detin Egje dhe në lindje të Mesdheut”, tha Mitsotakis./ Euronews

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika