Zebica: Kurti i frikësohet pasivizimit të bazës elektorale të Vetëvendosjes

Kujtim Zebica, opinionist ka diskutuar në ‘Debat Plus’ në RTV Dukagjini lidhur me temën se kujt i frikësohet Albin Kurti.

Ai ka thënë se në një garë elektorale ka sfida, të njohura dhe të panjohura por se Kurti është komod.

Ai ka thënë se gara e opozitës është për vendin e dytë apo që Albin Kurti të mos i mbërrijë votat prej 500 mijë sa po i kërkon dhe të ketë nevojë për dikë nga opozita për ndërtimin e qeverisë.

Sipas opinionistit, Kurti e ka një sfidë, pra atë të motivimit të votuesve që të dalin dhe ta votojnë atë “që me mbërri numrin e duhur”.

“….mënyrën se si po e bënë fushatën Albin Kurti është te motivimi i bazës së tij elektorale dhe që normalisht e ka bazë shumë të madhe…nëse mund ta quajmë frikë, e ka[Kurti] qysh me i motivu sa ma shumë bazën e tij elektorale, deri më tash ja ka arrit, është kriju një polaritet”.

“Frikësohet se baza e tij elektorale ndihet shumë komode dhe nuk angazhohet shumë mjaftueshëm për fitore”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika