Zëdhënësi i Komunës së Podujevës sqaron çështjen e tenderit të kompanisë së pastrimit të makinave zyrtare, në “Radar”

Një tender për larjen e veturave zyrtare të Komunës së Podujevës ishte shpallur para pak javësh. Megjithatë, u raportua se kompania që e ka fituar kontraten është "GEO Group Ing" me bazë në qytetin e Prizrenit. Lidhur me këto raportime, zëdhënësi i Komunës së Podujevës, Fahri Zhitia i sqaron të gjitha në "Radar" të Radio Dukagjini

Zëdhënësi i Komunës së Podujevës, Fahri Zhitia, ka deklaruar se kompania me qendër në Prizren, e cila e ka fituar tenderin e pastrimit të makinave zyrtare, është e pozicionuar në Komunën e Podujevës.

Në një lidhje telefonike në emisionin “Radar” me Edita Dolin në Radio Dukagjini, Zhitia ka konfirmuar se origjina e kompanisë është nga Prizreni, por që do të operojë në Komunën e Podujevës.

“E vërteta qëndron se operatori ekonomik, i cili e ka fituar tenderin, e ka një objekt këtu, të cilin e ka marrë me qira në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Podujevë. Ai objekt është me autolarjen “Rremi” siç treguam në faqen e Komunës. Ai shërbimin do ta kryejë në Podujevë, veturat e komunës do të pastrohen këtu në Podujevë”, ka deklaruar Zhitia.

Tenderi për autolarjen zyrtare të Komunës së Podujevës ishte shpallur para pak javësh. Zhitia ka treguar se është hera e tretë me radhë që shpallet ky tender, dhe për të kishte vetëm një aplikues.

Ndër të tjera, zëdhënësi Zhitia ka treguar se Komuna e Podujevës është duke zhvilluar edhe të tjera projekte, ndër to atë të emergjencës së qytetit.

“Kemi shumë projekte të cilat janë duke u realizuar. Gjatë kësaj kohe është duke u realizuar projekti i emergjencës së qytetit, është njëri prej projekteve më moderne, jo vetëm në Kosovë, por ndoshta edhe në Ballkan prej 1.7 milion eurosh…”, ka deklaruar Zhitia.

Një tjetër projekt nga Komuna e Podujevës do të jetë stacioni i autobusëve dhe ndërtimi i rrugëve të reja.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika