Zëdhënësi i PDK-së: Nuk shkuam në takim me pozitën, sepse ajo është jotransparente

Faton Abdullahu ka treguar arsyet e mospjesëmarrjes së PDK-së në takimin e partive opozitare me partinë në pushtet, gjithashtu ai ka kritikuar mënyrën e dialogimit të Qeverisë me Serbinë

Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu.

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Adullahu nëpërmjet një postimi në Facebook ka treguar arsyet se pse PDK-ja nuk ka shkuar në takimin që e ka thirrur pozita.

Sipas tij, PDK-ja nuk ka pranuar të shkojë në takim, pasi partia që po udhëheq është jotransparente për informacionet që ka, është e pasinqertë në qëllimet që proklamon, gjithashtu nuk është ‘fer’ në bashkëpunimin që pretendon, dhe nuk është institucionalisht siç e obligon Kushtetua.

“Ne si PDK, nuk shkuam në takim me pozitën, sepse ajo është jotransparente për informacionet që ka, jo e sinqertë në qëllimet që proklamon, jo fer në bashkëpunimin që pretendon dhe jo institucionaliste me të cilën Kushtetuta e obligon”, ka shkruar Abdullahu.

Ai ka komentuar edhe dialogun me Serbinë, ku sipas tij vazhdon të ketë më shumë popullizëm e shumë pak veprim në praktikë.

Abdullahu ka thënë se përpjekjet e Kurtit rreth dialogut janë përpjekje narcisiode për të qenë në qendër të vëmendjes në dialog, e jo të jetë njohja në qendër të vëmendjes.

Abdullahu ka theksuar disa pika ku mendon që qasja e Kurtit çalon kundrejt Dialogut me Serbinë.

Sipas tij, takimi i fundit në Bruksel, qëllimshëm dhe me konfidencë të papërmbajtur populiste, pati mungesë të plotë të transparencës që para se të nxitë përafrim të PDK-së me pozitën për dialogun, ngjalli dyshime dhe pasiguri.
“Dialogu në Bruksel është degraduar duke e zhvendosur njohjen në periferi, për të cilën ka zotim e pajtim të të gjithëve se njohja duhet të jetë në qendër”.
Abdullahu ka shtuar se dialogu në Bruksel me këtë ritëm mund të zgjasë me dekada, dhe se pajtimi i Qeverisë për takime mujore me Vuçiqin çon në këtë projekt që ushqen ‘status quon’ e jo ndryshimin e gjendjes.
Postimi i Faton Abdullahut në Facebook

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika