Zëdhënësi i Qeverisë: Kurti nuk u përgënjeshtrua, ka rritje ekonomike

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë se në Kosovë ka rritje ekonomike, dhe se kryeministri Albin Kurti ka pasur të drejtë kur i ka prezantuar shifrat e kësaj rritjeje

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, Perparim Kryeziu zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës





Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka reaguar në lidhje me raportimet e disa mediave, të cilat kishin thënë se Banka Qendrore e Kosovës e ka përgënjeshtruar Kryeministrin Albin Kurtin dhe Ministrin e Financave, Hekuran Murati, për shifrat e rritjes ekonomike.

Titullit të cilit i referohet Kryeziu, ka qenë “’BQK përgënjeshtron Kurtin e Muratin: Nuk pati rritje ekonomike 4.9 për qind'”

Sipas tij, Kurti u është referuar shifrave të Agjencisë Kosovare të Statistikave për tremujorin e parë të vitit 2022, të cilat thonë se kishte rritje ekonomike 4.9% për këto tre muaj.

“Kryeministri Kurti në deklarimet e tij, e së fundmi në postimin me rastin e shënimit të 18-mujorit të Qeverisë, i është referuar të dhënave të Agjencisë Kosovare të Statistikave për 3-mujorin e parë të vitit 2022, sipas së cilave, rritja ekonomike për tre muajt e parë të vitit është 4.9%. Citati nga postimi i kryeministrit ‘Ndërkaq, në çerekun e parë të këtij viti patëm 4.9% rritje ekonomike'”, ka shkruar Kryeziu.

Kryeziu ka potencuar se Guvernatori i BQK-së ka folur për rritjen ekonomike gjatë tërë vitit, kurse kryeministri Kurti vetëm për tre muajt e parë.

“Ndërkaq, në raportimin e guvernatorit në këtë komision, ai i thotë se projeksionet e BQK-së janë se rritja ekonomike për vitin 2022 do të jetë 3.7%. Pra, guvernatori flet për projeksionin e rritjes ekonomike për gjithë vitin 2022, sipas projeksioneve të BQK-së, ndërkaq kryeministri Kurti ka folur për shifrat reale të rritjes në 3-mujorin e parë të vitit 2022”, ka thënë Kryeziu.

Andaj, zëdhënësi i Qeverisë ka thënë se në Kosovë ka rritje ekonomike, dhe se kryeministri, sipas tij, nuk është përgënjeshtruar.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika